LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sindikata e Transportit: Të hënën nuk ka grevë

Sindikata e Transportit: Të hënën nuk ka grevë

Sindikata e transportit urban në Tiranë nuk do të zhvillojë grevë ditën e Hënë, datë 23 Dhjetor 2013, ashtu siç edhe ishte parashikuar.

“Tërhiqemi nga greva për momentin”, kanë deklaruar përfaqësuesit e Sindikatës së Transportit. Këta të fundit kanë deklaruar se, “nëse nuk paguhen pagat deri në fund të Dhjetorit, atëherë fillimi i Janarit do te jetë grevë”.

Shoqata e transportit urban ka premtuar se do të japë 50 për qind të pagave deri më 28 Dhjetor 2013.
Të hënën e kaluar në datën 16 Dhjetor 2013, sindikata e Transportit Urban në Tiranë, zhvilloi një grevë 3 orëshe, duke sjellë një rrëmujë të madhe në lëvizjen e qytetarëve.

Grevë në Janar nëse nuk plotësohen kushtet
Transporti urban ka cilësi të ulët dhe shumë probleme që sipas drejtuesve të Sindikatës të Transportit Urban duhet të zgjidhen.  Ata deklaruan për rritje të shpenzimit të transportit urban si rezultat i çmimit të naftës.

“Kërkesa jonë për rritjen e biletave ka rënë në vesh të shurdhër, edhe pse rritja e biletës tek ne është më e ulëta në rajon”, u shprehën drejtuesit e Sindikatave për Transportin Urban.

Ata vërejtën edhe se “është rritur numri i qytetarëve që pëfitojnë udhëtimin falas, persona që janë invalidë, studentë etj. Këta llogariten si vlera të mëdha financiare dhe shteti duhet të kompensojë për këto”.
Shqetësim është edhe “Mosvendoja e korsive të veçanta nga Bashkua e Tiranës”.

“Shpejtësia e vogël e automjeteve, rrit shpenzimet e karburanteve. Pikërisht për shkak të këtyre problemeve, punonjësit nuk marrin pagën që u takon dhe në të ardhmen rrezikojnë vendin e punës”, nënvizuan drejtuesit e sindikatës.

Sindikata e Pavaruar e Punonjësve të Transportit, kërkon të mos ndodhin më probleme të tilla. Ata bënë të ditur edhe se kërkojnë pagesën 50 përqind të pagave të prapambetura. Ky likuidim pritet të bëhet deri më 28 Dhjetor, ndryshe viti i ri do të fillojë me grevë të transporteve.

Problem tjetër sipas tyre është ai i linjave ndërqytetase. “Transporti në këto linja është tërësisht antiligjor. Propozoj krijimin e një Task Force. Kjo vjen edhe nga lëshimi i paligjshëm i licensave dhe ata që bëjnë shkelje nuk penalizohen”.

Loading...
More in Aktualitet, Sociale
Kontrata e CEZ: Çekia, mosnjohja e borxhit, bllokon marrëveshjen me BE

Close