LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . S’ka Europë me 5 mijë lekë!

S’ka Europë me 5 mijë lekë!

Nga Anri Bala

Britmat e Lulzim Bashës kundër Presidentit joentuziast dhe partisë së tij me “brekë nëpër këmbë”, nuk janë asgjë më shumë se, epilogu i fjalimeve të tij me tone “kërcënuese”, për “zgjedhje të lira dhe të ndershmë”, ku lideri më në fund për herë të parë “defakto” i PD-së  të paktën deri më 10 ose 15 korrik, sikurse e pranoi vetë ai, nuk mund t’i realizonte kurrë pa bashkëpunimin e Ramës.

Në gjykimin tim, veç integrimit të Shqipërisë drejt Europës, që ishte një nga pikat e marrëveshjes “pa mikrofona” Rama-Basha, sikurse e pranoi dhe kryeministri gjatë një fjalimi të tij, një pikë thelbësore e marrëveshjes është realizimi i “zgjedhjev të lira dhe të ndershme”, të pranuara dhe të pakontestuara nga palët. Për ato që dinë të lexojnë politikisht, zgjedhjet e ndershme janë pika e parë dhe kryesorja e marrëveshjes Rama-Europa-Basha.

Padyshim, që Europa nuk e njeh konceptin e integrimit me fenomen të blerjes së votës. Nuk ka Europë 5 mijë lekëshe! Europa nuk blihet me thasë me miell apo me oriz e sheqer për bakllava. Europianëve nuk mund t’i u kërkosh të shtrijnë dorën e lypjes, e t’i paguash në formë “kleringu” me vend pune, që të të votojnë për ty… që të bëhesh deputet a “forcë e parë”, duke e filluar numërimin nga fundi apo shorti i listës.

Fatkeqësisht për Bashën, ndoshta momenti më i shëmtuar i të bërit politikë, ishin sulmet e tij anti europiane. Fyerjet e paprecedenta, ndaj diplomatëve që “blihen” me pare droge, e që duhet të shporreshin sa më parë nga Shqipëria së bashku me diplomacinë e korruptuar, ishin arsyet kryesore që e lanë atë zhveshur, si mashtrues dhe gënjeshtar, në sy edhe të partnerëve të Partive të djathta Euro-amerikane.

Lufta e tij pa drejtim, pa diskutim i dha luksin Edi Ramës të jetë ai “Kingmakeri” i negociatava për integrimin e Shqipërisë në BE.

Pra, sido që të përfundojnë zgjedhjet e 25 qershorit, Rama mbetet i vetmi negociator i drejtpërdrejtë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe çdo skenar tjetër përjashtohet. Asnjëri nga protagonistët e tjerë të politikës në vend, pra as Sali “Ruzhdia”, as Lyl “Mavria” apo më tepër Like “5 mija”, nuk mund t’i afrohen derës së BE, e cila ka kohë që është mbyllur për to. Ndërsa Rama, i gjendur në pozita më komode krahasuar me “kolegët” e tij, ka rënë totalisht dakord dhe pa asnjë hezitim ka pranuar kushtet e BE-së, pasi nuk njeh asnjë palë zgjedhje të pandershme në kurriz të tij.

Berisha, nuk i largohet Metës sepse i bashkon një hall i madh, e ardhmja e tyre krejtësisht e paqartë për të mos thënë me shpresa të vakta, për të dalë të palagur pas rrebeshit të zgjedhjeve. Nëse i dyti ka marrë ndonjë garanci dhe kështu duket, sepse i ka ardhur zëri dhe fytyra, i pari mund të shpëtoj vetëm të “rrezikuarit” rreth tij, e që i ka për zemër, por kurrsesi vetveten. Pakti Detar me Greqinë, Tragjedia e Gërdecit, Megavjedhja e Rrugës së Kombit, Vrasjet në 21 Janar janë krime, ndaj duhet të kenë një fajtor real, me emër, të gjykuar dhe dënuar.

Me ç’po shohim pa fall… përgatituni për një Ramë që do na integrojë drejt Europës, një Bashë kryetar opozite në parlament, ku ata që e shanë e desh e vranë, do i servilosen deri në pështirim… ndërsa për Metën dhe Berishën ka vetëm një fund…

Në të gjitha artikulimet publike, zgjedhjet më 25 qershor 2017, janë një provë kundër blerjes së votës, një provë kundër kleringut me vende pune, apo pazarit të votës së blerë me thasë me miell apo oriz, një provë që do na bind ne por edhe partnerët aq shumë të lodhur me ne, se tregtarët e votave do jenë një relike e frikshme e demokracisë së këtij vendi.

Europa është shumë e “fiksuar” ndaj mercenarëve, si ato të partisë së Presidentit pagator, por sigurisht që është e qetë, sepse ka marrë garanci nga liderët e partive më të mëdha në vend. Skenare si: “Mirë familja nuk më votoi, por vota ime ku është?!”, nuk ka asnjë shans që të mos  marri fund një herë e përgjithmonë.

Vetëm pasi të kaloi kjo provë, atëhere ndoshta, zgjedhjet në Shqipëria mund të bëhen elektronike. Por para kësaj sigurisht edhe “tifozët” edhe “lojtarët” e blerjes së votës… duhet të përballen me arrestime, një kusht për t’i treguar njerëzve se dikush po bënë shtet, në emër të sovranit! Ndërsa sovrani, nëse e do vërtetë Europën, nuk duhet të lejoi  t’i a blejnë të drejtën e zgjidhjes me 5 mijë lekë!/Zathur.net/

Loading...
More in Kryesore, Rekomanduar, Zathur
Vari fëmijët e vet në litar dhe çoi ushtarët të kërkonin ar, njihuni me 10 bëmat më të mëdha të ministrit Demiraj

Close