LAJMI I FUNDIT
Home . Politike . S’ka fituar asnjë garë politike i vetëm, por ja ç’mendon Basha për veten

S’ka fituar asnjë garë politike i vetëm, por ja ç’mendon Basha për veten

Ai nuk ka fituar asnjë betejë por flet për të si fitues. Në një garë më shumë dritëhije, që nga listat e fshehta të anëtarësisë tek çdo detaj, kryetari i ngrirë i PD-së kërkon një mandat tjetër në krye të PD pasi ka bërë një mal me dështime. Madje nuk nguron t’ju bëjë moral atyre që i përjashtoi dhe i fton të flasin për vlera.

Lulzim Basha në vijim të turit elektoral për garën në PD tha se çelësi i fitores së PD-së është shpirti i pastër i demokratit, i atij që nuk pyet se kur me vjen radha për tu bërë deputet, por vjen në betejë sa herë ka betejë për vlerat, duke thumbuar kështu grupin që ka kundër dhe ata që la jashtë listave.

“Vlerat morale i kemi ne. Shqiptarët duan një rrugë tjetër përveç dëshpërtimit që i çon në vetëvrasje, i çon në nënshtrim apo në emigracion. Rruga tjetër jemi vetëm ne. Nuk ka forcë tjetër politike. Ju them që jam gati për të vazhduar betejen politike me ju ditë për ditë, orë për orë, derisa ta thyejmë këtë sistem dhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme të sjellim vlerat në pushtet, të sjellim një qeveri të qytetarëve me planin tonë, vizionin tonë, të hedhim hapin tonë tjetër përpara sepse ne i kemi hedhur hapat përpara gjithmonë. Ky është çelësi i fitores si ato që kemi korrur së bashku në vitin 2009. Sepse koncepti i Repubikës së Re brenda shtëpisë tonë do të thotë fuqizim i anëtarit, do të thotë kalimi i vendimarrjes tek anëtari i Partisë Demokratike. Do të thotë anëtari i Partisë Demokratike si strumbullarin e vendimarrjes, si peshoren e vlerave dhe kontributeve të gjithsecilit. Çelësi është shpirti i pastër i demokratit. I atij që nuk pyet se kur me vjen radha për tu bërë deputet, por vjen në betejë sa herë ka betejë për vlerat për të cilat kemi lindur dhe luftojmë”, tha Basha demokratët e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Belshit dhe Prrenjasit .

Komento
Mos Humbisni:
Mesazhi i veçantë i Veliaj për datëlindjen e Ajolës, i dedikon “shefes” së tij një këngë shumë të njohur për ne

Close