LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “S’ka pushim, përherë me ju!” Tifozat Kuq e Zi nuk i ndahen kombëtares edhe pas humbjes në Paris

“S’ka pushim, përherë me ju!” Tifozat Kuq e Zi nuk i ndahen kombëtares edhe pas humbjes në Paris

Nuk ka pushime për grupimin e Kombëtares Shqiptare “Tifozat kuq e zi”.Pasi ishin prezent në takimin e humbur mbrëmjen e djeshme në “Stade de France” ndaj kampionëve të Botës, grupimi “TKZ” ka premtuar se ekipin do ta mbështesë gjithmonë, madje pas humbjeve më shumë.

Ndërkohë, përmes një statusi kanë konfirmuar prezencën në shkallët e “Elbasan Arenës”, kur të martën kuqezinjtë të masin forcat me Islandën.

“S’ka pushim!

“Nga Parisi e drejt në “Elbasan Arena”. Ekip mbështetet gjithmonë, por në humbje më shumë, atëherë kur nis braktisja nga pakënaqësia me rezultatet që merr.

“Të martën në Elbasan, për ndeshjen e radhës, dhe të radhës, dhe të radhës…jo për rezultatet, por për emrin.

“Bashkë mundemi!”-shkruan grupimi në rrjetet sociale.

Takimi mes Shqipërisë dhe Islandës është i xhiros së gjashtë të kualifikueseve të Euro 2020, duel që do të startojë në orën 20:45.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close