LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Skandal: Berisha merr nështetësinë më 2013, luan me kombëtaren prej një viti

Skandal: Berisha merr nështetësinë më 2013, luan me kombëtaren prej një viti

Nuk kanë të sosur skandalet në FSHF-it. Lajmi i fundit na vjen nga Presidenti i Republikës Z. Bujar Nishani.

Presidenti i RSH-së  me dekretin Nr: 8388  datë 12.11.203 ka dekretuar dhënien e nështetësine për portierin Etrit Berisha. Nderkohe ligji i FIFA-s thotë qartë që  një lojtarë mund të luajë për një kombëtare vetëm pasi ta ketë marrë nënshtetësinë e vëndit që do luajë.

FSHF-it dhe lojtari në fjalë rrezikojnë të penalizohet nga FIFA. Ndërkohë lojtari ka një mal me probleme ligjore edhe me kontratën e re të nenshkruar në Lacio.

Këtë skandal e ka mbështetur më së miri me aferat korruptive Dritan Ikonomi, që akoma pa u zyrtarizuar ardhja e tij në kombëtare, filloj të t‘i premtojë lojtarit mbështetje në median e tij fantazëm dhe filloi të ngrejë njërin në piedestal e tjetrin duke e përbaltur me të pa drejtë.

Paska patur të drejtë Armando Duka , i cili në njeëintervistë u shpreh: “Më tremb fakti që Berisha është vend e pa vend në media”. Kjo tregon se shumë të tjerë ishin të interesuar të vinte Berisha në Kombëtare edhe pse janë shkelur të gjitha ligjet dhe rregullat e FSHF-s dhe FIFA-s.

 

Më poshtë keni dekretin origjinal të firmosur nga Presidenti dhe të botuar në faqen zyrtare të Presidentit.

 

Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 8388

D E K R E T

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9 e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Brendshëm,

D E K R E T O J

Neni 1

U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:

1.    Nadir Nuho Sulejmanoviq
2.    Nexhat Ismet Rama
3.    Mimoza Sadedin Gjata (Bunjaku)
4.    Alban Halil Bilalli
5.    Metin Onur Osman Kara
6.    Mustafa Abdullah Ataş
7.    Huda Munther R.F. Abu Shaaban (Abushaban)
8.    Etrit Sadudin Berisha
9.    Natalja (Natalia) Vasilij Gollovashçenko (Golovashchenko)
10.    Besim Bahri Mahmuti
11.    Nizamettin Mehmet Gökdemir
12.    Skender Halil Sadrija
13.    Arben Vesel Robaj
14.    Shkurta Ali Nesimi (Simnica)
15.    Marselha Cristina Teomar de Moura Kacani (de Moura)
16.    Irina (Iryna) Oleksandr Romanova

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Komento
Loading...