Home . Aktualitet . Skandal! KLD, instuticioni antikushtetues që e mbledh Ilir Meta me Gjin Gjonin rrëzon të gjitha kërkesat e MD për shkarkimin e gjyqtarëve

Skandal! KLD, instuticioni antikushtetues që e mbledh Ilir Meta me Gjin Gjonin rrëzon të gjitha kërkesat e MD për shkarkimin e gjyqtarëve

  KLD duhej të ishte shkrirë që në muajin maj të këtij viti, mirëpo Gjykata Kushtetuese vendosi të marrë një vendim duke e lënë në funksion deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Me ndryshimet ligjore, KLD iu rrudhën kompetencat, pasi nuk emëron dot gjyqtarë, megjithëse ka të drejtë komandimi dhe të ndërmarrë masa disiplinore deri ne momentin e formimit të KLGJ struktur e cila është miratuar ne seancën e fundit të parlamentit shqiptarë. Mirëpo në fakt ja çfarë ndodh: Ilir Meta as që do t’i a dijë për kushtetutën duke e mbledhur këshillin e skaduar me 8 antarë dhe  në 24 janar të këtij viti ka dëshmuar edhe njëherë  vendosmërinë e anëtarëve të Këshillit  për të mbrojtur drejtësinë e vjetër, por edhe duke moskryer  detyrat e veta brenda afateve.

Thënë këtë, në këtë mbledhje të drejtuar nga presidenti Meta, janë rrëzuar të gjitha kërkesat e ministrave të Drejtësisë për të shkarkuar disa gjyqtarë.

Madje, përgjegjësia e Këshillit të Lartë të Drejtësisë rëndohet edhe më shumë për faktin se nuk kanë respektuar afatin ligjor që parashikon dispozita tranzitore e ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” që, duhej Këshilli i Lartë i Drejtësisë të marrë masa brenda afatit 6-mujor pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Këshilli kësilloj “është në shkelje të dispozitave ligjore lidhur me marrjen e vendimit për këto çështje që janë paraqitur shumë kohë më përpara nga ministrat e Drejtësisë”, mësohet të jetë shprehur ministrja Gjonaj gjatë takimit më dyer të mbyllura.

Kështu, lista me emra gjyqtarësh e dorëzuar në KLD nga ministrat e drejtësisë jo vetëm që nuk janë shqyrtuar siç duhet dhe kanë fjetur në sirtarët e këtij Këshilli.

Madje, anëtari i KLD-së, Gjin Gjoni, duke mbrotjtur gjyqtarët të cilëve ju ka shkuar emri për shkarkim, mësohet të jetë shprehur brenda mbledhjes se edhe pse ata gjyqtarë kanë një sërë shkeljesh, nuk duhen shkarkuar, por ju duhet çuar një mesazh. “Është e vërtetë që një pjesë e gjyqtarëve të cilët janë sjellë sot përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë një sërë shkeljesh dhe normalisht Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të japë një mesazh në lidhje me këto shkelje. Problemi është, në rast se sot ky Këshill i Lartë i Drejtësisë do vendosë që në disa raste të cilët një pjesë e këtyre kanë shkelje të një kategorie që ndoshta nuk futen tek shkarkimi i detyrës por hyjnë tek kategoria e atyre shkeljeve që mund të jetë “Vërejtje me paralajmërim”, “Ulje në detyrë”, “Ulje në pagë”, “Vërejtje e thjeshtë”.”

11 gjyqtarë rrrëzim kërkese

Procedim ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ardian Kalia; gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Shpëtime Pitaku; Propozim për shkarkim “Shkarkimit nga detyra”, për probleme në deklarimin e pasurisë ILDKPI-së. Nuk miratohet

Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor shkarkim nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Dhurata Bilo. Për shkarkim nuk miratohet

Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Astrit Shema. Propozim për shkarkim, nuk miratohet

Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Tomorr Kullolli. Për shkarkim nuk miratohet

Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, Matilda Llangozi. Për Shkarkim nuk miratohet

Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Gentiana Xhelili. Masë disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”. Nuk miratohet.

Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Ali Koleci. Nuk miratohet

Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Laurent Fuçia. S’ka kourum nuk shqyrtohet

Vazhdimi i shqyrtimit të kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Enkeleda Doda. (Procedimi disiplinor është pezulluar me vendimin nr. 18, datë 15.01.2016.) Propozohet “Shkarkim nga detyra” nga Ministria e Drejtësisë. Rrëzohet

Ccështja e gjyqtarit Rasim Doda. për masën disiplinore ndaj tij të “Shkarkimit nga detyra”.  Rrëzohet

Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Petraq Çurri. Pikë e shtyrë.

Shqyrtimi i kërkesës datë 13.11.2017, i Inspektorit pranë Inspektoratit të KLD-së, z.Qemal Zaimi, për rimandatim në detyrën e inspektorit për një mandat tjetër, pas

përfundimit në datën 20.12.2017 të mandatit të dytë në detyrën si inspektor

Pjesë nga debatet me dyer të mbyllura:

Ilir Meta: Fillojmë atëherë!

Fillojmë këtë mbledhje plenare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë sipas rendit të

ditës për të cilin jeni njoftuar dhe e keni përpara. Kështu që fillojmë me vijimin e

shqyrtimit të kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të

Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, Ardian Kalia.

Të thërritet… Ah, e mbaruam. E kishim herën e kaluar.

Atëherë, do të shpreheni ju zonja ministre?

Etilda Gjonaj: Unë i qëndroj propozimit që ministrit i mëparshëm ka bërë, lidhur

me masën ndaj gjyqtarit Kalia. Kështu që, e vetmja gjë që unë dua të theksoj edhe një

herë është afati ligjor që parashikon dispozita tranzitore e ligjit “Për statusin e gjyqtarëve

dhe prokurorëve” që, duhej Këshilli i Lartë i Drejtësisë të marrë masa brenda afatit 6-

mujor pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ashtu siç e theksova edhe herën e kaluar, është 22

maj i 2017. Në fakt, ky detyrim ligjor nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk është

zbatuar.

Kjo është vërtetë një gjë shumë e rëndësishme që duhet theksuar edhe duhet parë

mbase edhe përgjegjësitë që ka pasur Këshilli për të zbatuar këtë dispozitë ligjore.

Dispozita tranzitore është e vërtetë që nuk ka parashikuar ndonjë efekt në këtë

drejtim në rast se nuk është shqyrtuar brenda afatit 6-mujor. Për këtë arsye, për sa kohë

që nuk ka parashikuar këtë lloj pasoje pavlefshmërie për çështjen, pra e vazhdon

procesin, jemi brenda afateve të parashkrimit, duke mbajtur në konsideratë edhe

komentin që zoti Hoxha bëri herën e kaluar. Stafi i Ministrisë së Drejtësisë verifikoi të

gjitha afatet dhe dokumentacionin. Për vendimmarrjen, jemi brenda afatit ligjor, por ju

sjell edhe një herë në vëmendje zoti Kryetar, pavarësisht se ju s’keni qenë Kryetar në atë

kohë, Këshilli është në shkelje të dispozitave ligjore lidhur me marrjen e vendimit për

këto çështje që janë paraqitur shumë kohë më përpara nga ministrat e Drejtësisë. Dhe kjo

bëhet fjalë për të 10 propozimet që kanë sjellë ministrat e Drejtësisë në vitin 2015-2016.

Gjin Gjoni: Faleminderit, zoti President!

Faleminderit, zonja ministre!

Unë diskutimin tim do e bëj në parim në lidhje me disa probleme të cilat duhet të

diskutojmë dhe t’i ndajmë sot përfundimisht.

Aspekti i parë, është e vërtetë që janë sjellë një numër i madh procedimesh

disiplinore në lidhje me një kategori gjyqtarësh prej 13 vetash sot. Problemi shtrohet dhe

i gjithë diskutimi do ndahet në dy kategori. Pjesa e parë ka të bëjë, cila nga dispozitat

ligjore sot ky Këshill i Lartë i Drejtësisë duhet të zbatojë? Duhet të zbatojë Kushtetutën e

cila është shfuqizuar dhe ligjin ‘Për organizimin e pushtetit gjyqësor’ i cili është

shfuqizuar? Apo ligjin aktual i cili është në fuqi? Në rast se i referohemi Kushtetutës së

kaluar dhe ligjin “Për organizimin…” dhe njëkohësisht edhe dispozitave tranzitore, është

e vërtetë që Kushtetuta ka parashikuar disa raste të shkarkimit të gjyqtarëve nga detyra.

Problemi është që në fazën e re ku jemi në momentin aktual ku jemi, të drejtën e

procedimit edhe pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re dhe të ligjeve të reja për pushtetin

gjyqësor ka një moment i cili është evaziv dhe momenti është i përcaktuar. Ministrja e

Drejtësisë kishte të drejtë që të paraqiste pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në

shkurt të vitit 2016, në mos u gabofsha, kishte të drejtë të paraqiste procedimet

disiplinore. Tagri, pas këtij momenti i kalon Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshilli i

Lartë i Drejtësisë, nëpërmjet Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë mund të

merrte të gjithë tagrat për fillimin e procedimeve disiplinore dhe njëkohësisht edhe për

shqyrtimin e këtyre çështjeve.

Të shkojmë tek momenti i dytë. Momenti i dytë, Kushtetuta e re, në nenin 140, ka

përcaktuar dy momente kryesore. Gjyqtari shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë

kur a) ka kryer shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe

figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës; b) është dënuar me vendim të formës së

prerë…

Tani, të kalojmë tek momenti i parë. Kategorinë e personave që aktualisht janë

sjellë për procedim disiplinor prej 13 vetash, unë do e ndaj në dy momente. Momentet e

para janë… kategoria e parë janë për shkak të deklarimit të pasurisë dhe që, ashtu siç e

diskutuam edhe në mbledhjen e kaluar rezulton që këta për deklarimin e pasurisë, ndaj

këtyre ka pas një vendim penal dhe do shohim cilësinë e vendimit penal dhe a mund të

lidhet çështja penale me çështjen administrative në rastin konkret për procedimin

disiplinor. Dhe rasti i dytë është për çështje të cilat diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

Këto janë dy momente.

Të marrim momentin e parë dhe të konsiderojmë që çështja penale është e lidhur

me një çështje civile. Po t’i referohesh ndryshimeve të reja në ligj, e ka thënë në mënyrë

taksative që çështja e procedimit disiplinor administrativ është e lidhur me çështjen

penale dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk mund të veprojë në mënyrë absolute në rast se

ka një procedim penal.

Tani vijmë tek momenti i dytë. Është e vërtetë që një pjesë e gjyqtarëve të cilët

janë sjellë sot përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë një sërë shkeljesh dhe

normalisht Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të japë një mesazh në lidhje me këto shkelje.

Problemi është, në rast se sot ky Këshill i Lartë i Drejtësisë do vendosë që në disa raste të

cilët një pjesë e këtyre kanë shkelje të një kategorie që ndoshta nuk futen tek shkarkimi i

detyrës por hyjnë tek kategoria e atyre shkeljeve që mund të jetë “Vërejtje me

paralajmërim”, “Ulje në detyrë”, “Ulje në pagë”, “Vërejtje e thjeshtë”. Vendimi i

Gjykatës Kushtetuese me nr. 34 i vitit 2017 i ka shfuqizuar të gjitha këto masa

disiplinore. Në rast se ne, ky Këshill i Lartë i Drejtësisë sot – të them të drejtën është në

minimumin e kuorumit të vet ligjor, duke qenë se një pjesë e madhe e tyre nuk kanë

ardhur – do vendosë që të rrëzohet masa e parë disiplinore “Shkarkimi nga detyra”,

atëherë, cila do jetë masa e dytë që do propozohet? –shtrohet pyetja. Në këtë vakum

ligjor i cili është, a mundemi ne që ekstra proceduralisht të marrim një masë tjetër e cila

mund të jetë “Vërejtje me paralajmërim”, “Ulje në detyrë” ose “Transferim në një gjykatë

tjetër” ose këto masat e tjera që janë parashikuar?

Në pikëpamjen time, unë them jo. Dhe cila është arsyeja?

Vendimi nr. 34 i Gjykatës Kushtetuese i ka shfuqizuar të gjitha masat e tjera

disiplinore të cilat janë parashikuar në ligjin specifik. Shkeljet, më fal. Shkeljet. Dhe duke

qenë se ka shfuqizuar shkeljet, cila shkelje do t’i korrespondojë masës së caktuar? Dhe i

vetmi moment janë vetëm momentet e shkarkimit, të cilët ky Këshill mund t’i referohet

drejtpërdrejt Kushtetutës. Rastet e shkarkimit sipas Kushtetutës, unë i përmenda. Është

rasti kur kryen shkelje të rëndë profesionale ose etike të diskrecionit, pozitës dhe figurës

së gjyqtarit.

Kështu që, në këtë pikëpamje, duke qenë se, unë them që ka një vakum ligjor për

sa i përket shkeljes dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka orientuar Ministrinë e

Drejtësisë dhe Parlamentin që të hyjë institucionalisht dhe të rregullojë këtë lloj shkelje.

Ndodhemi në një bazë vakumi ligjor në marrjen e kësaj mase. Se çfarë do na ndodhë?

Ky Këshill i Lartë i Drejtësisë, për një periudhë kohore të gjatë, ka arritur që të

shkarkojë deri në momentin aktual një numër, të paktën 10-15 gjyqtarësh deri në

momentin aktual. Pavarësisht se nuk është ndonjë çudi e madhe sepse publiku, për shkak

të këtij pompoziteti dhe propagande që është komentuar dhe trumentuar, kërkon që 80% e

gjyqtarëve të dalin jashtë sistemit. Por në momentin aktual, kur efektet e deklarimit të

pasurisë, efektet e kontrollit të vlerësimit dhe rivlerësimit të gjyqtarëve janë në fazat

fillestare dhe Komisionet e Pavarura të Kualifikimit dhe Komisioni i Apelimit po marrin

në sitë të gjithë gjyqtarët, unë them, edhe për shkak të vakumit ligjor, le t’i ndajmë këto

dy kategori: kategorinë e parë të cilët janë për shkak të pasurisë dhe kategorinë e dytë për

shkak të shkeljeve dhe në fund, po qe ky Këshill i Lartë i Drejtësisë të pezullojë çështjet

sepse ka një vakum ligjor dhe t’ia kalojë KLGJ-së ose këtij Këshilli në rast se Kuvendi i

Shqipërisë, brenda një periudhe kohore të shkurtër, riparon defektet e ligjit dhe

shfuqizimit që ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Pasi edhe ne çmojmë besoj edhe kolegët

anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndajnë të njëjtin mendim me mua që, për ata

gjyqtarë të cilët ka shkelje, ne duhet të japim atë që meritojnë. Për ato gjyqtarë të cilët

janë në rastet të cilat ligji nuk i parashikon mund të shpëtojnë edhe nga ndonjë ndëshkim

i mëvonshëm për shkak të mungesës së këtij ligji. Kjo është pikëpamja ime. Unë

diskutimin e bëj në parim. Nuk e bëj për persona konkret dhe për emra nominal.

Faleminderit, zoti President!

Ilir Meta: Po! Kemi çështje tjetër?

Petrit Çomo: Ndoshta të na sqarojë ministrja dy gjëra, megjithëse këto janë

procedime që nuk i ka sjellë kjo ministre. E para është që, në kuadrin e, duke marrë shkak

nga ai i pari që kemi, mbasi u vumë në dijeni për vendimin e prokurorisë, se kur ka

ardhur procedimi, s’kishte përfunduar vendimi i prokurorisë, nuk ka ndonjë ndryshim

ministrja? Dhe e dyta, në atë që tha edhe Gjin Gjoni që, si e çmon ministrja atë që tha

Gjini që mbas shkurtit ose marsit 2016, a ka të drejtë që t’i sjelli këtu?

Etilda Gjonaj: E para njëherë, për sa i përket të drejtës nëse ka ministri i

Drejtësisë për t’i sjellë këtu kërkesat, propozimet për masat konkrete për gjyqtarët për të

cilët është filluar procedimi disiplinor nga Inspektorati, patjetër që po. E jep dispozita

tranzitore e ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, e jep dhe Kushtetuta.

Gjithashtu edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kur i ka dhënë kompetencën Këshillit të

Lartë të Drejtësisë për vazhdimësinë e institucioneve gjatë periudhës së këtij vakumi të

institucioneve të reja, kjo nënkupton edhe rolin dhe kompetencën e ministrit të Drejtësisë.

Kjo është e përgjithshme.

E dyta, është që, këto propozime kanë ardhur në kohën kur ligji nuk ka qenë i

shfuqizuar dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka shumë mirë të përcaktuar që duhet të

vepronte, sipas nenit 172, brenda afatit 6-mujor. Pra këto procedime kanë qenë kohë më

përpara. Pritet vetëm vendimmarrja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në këtë rast,

ministri i Drejtësisë nuk ka asnjë lloj roli për sa i përket rifutjes apo risjelljes në

vëmendje.

Unë edhe herën e parë që e ngrita, herën e kaluar në mbledhjen e kaluar, e ngrita

për faktin që duhet me doemos që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të kryejë kompetencat e

veta dhe të gjithë përgjegjësitë që i njeh ligji, siç është rasti konkret për të marrë

vendimin mbi të gjitha masat, propozimet që kanë sjellë të gjithë ministrat e Drejtësisë

më përpara për sa i përket procedimit disiplinor. Kështu që kjo për mua është absolutisht

e qartë. Ashtu siç ka kompetenca sot Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ato

kompetenca dhe përgjegjësi që do t’i ketë inspektori, organi i ri që do të ngrihet, që është

Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Për sa i përket pjesës së, çfarë argumentimesh ngriti zoti Gjoni…

Po, sepse janë të dy.

Zoti Gjoni ngriti po ashtu, por edhe për t’ju përgjigjur edhe ju.

Kushtetuta e ka thënë shumë qartë. Neni 140, pika 2 thotë: Gjyqtari shkarkohet

nga Këshilli i Lartë Gjyqësor kur: a) kryen shkelje të rënda profesionale ose etike që

diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. Nuk e lidh në

mënyrë absolute me pjesën e procesit penal. Procesi penal është një proces i ndarë nga ai

disiplinor, nga masa disiplinore që do të merret nga Këshilli, në rastin konkret. Dhe kjo

është më se e qartë.

Petrit Çomo: Por jo në rastin e deklarimit të pasurisë. Po pate bërë deklarim të

rremë, ke vepër penale. Po s’e pate bërë të rremë, s’ke asgjë. Se s’ke pse ta diskreditosh

figurën duke bërë deklarim jo të rremë.

Etilda Gjonaj: Pavarësisht pjesës penale, pavarësisht veprës që atribuohet,

pavarësisht veprës apo shkeljeve që ka gjetur ministri i Drejtësisë kur e ka propozuar, pra

ligji apo Kushtetuta nuk e përcakton nëse ka një kategori veprash penale që duhet të

përjashtohen nga fakti që duhet marrë në konsideratë ato elementë që kanë të bëjnë me

vepra apo me procedimin penal. Kushtetuta e thotë shumë qartë: kur kryen shkelje të

rënda profesionale ose etike që diskreditojnë figurën, në këtë rast vendoset shkarkimi i

gjyqtarit, në përgjithësi, pa e lidhur me veprën penale. Kështu që në këtë pjesë, për mua

është…

Petrit Çomo: Unë bëra një pyetje për rastin konkret, se mbase nuk jemi kuptuar.

Për rastin konkret, kur na erdhi një vendim nga prokuroria, keni ndonjë ndryshim?

Etilda Gjonaj: Absolutisht asnjë ndryshim.

Petrit Çomo: Kaq. Jam i qartë.

Etilda Gjonaj: Prandaj u mor koha e nevojshme edhe nga stafi për të parë

vendimin e pushimit të prokurorisë, për të parë rrethanat dhe në konsideratat e mia

personale, i qëndroj propozimit që ministri i Drejtësisë i mëparshëm ka bërë, duke patur

parasysh nenin 140 të Kushtetutës.

Për sa i përket pjesës së… një koment. Ne nuk jemi këtu për t’iu përgjigjur në

mënyrë të verbër perceptimit të publikut për sa i përket pastrimit të gjyqtarëve nga

gjykatat vetëm thjesht pa patur fakte dhe shkelje. Ne po flasim mbi baza dosjesh

konkrete, mbi baza propozimesh konkrete, mbi baza hetimi disiplinor të kryer në mënyrë

konkrete për shkelje që janë konsideruar të tilla. Kështu që mua nuk më duket normale që

ne të diskutojmë dhe të themi që meqenëse është perceptimi i publikut, ne duhet të

marrim apo ne po bëjmë këtë pjesën e ofensivës ndaj gjyqtarëve. Në mënyrë absolute.

Kemi në rend dite ato 10 kërkesa që kanë ardhur, propozime që kanë ardhur nga ministrat

e Drejtësisë të mëparshëm, ashtu siç do ketë edhe zhvillime që Inspektorati i Lartë i

Drejtësisë ka kryer së fundmi, për të cilën e përgëzoj, ashtu si edhe ministri i Drejtësisë

me rolin që ka dhe në këtë situatë është shumë e qartë që ne po veprojmë dhe po flasim

mbi fakte dhe dosje konkrete, jo thjesht mbi perceptim publiku.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Të “larguarit” e dhjerë… por milioner?!

Close