LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . SKANDAL/ Kompania e njohur shqiptare përdorte qumësht pluhur në vend të atij të vërtetë

SKANDAL/ Kompania e njohur shqiptare përdorte qumësht pluhur në vend të atij të vërtetë

Tashmë të gjithë duhet të kemi kujdes pasi fare lehtë mund të biem pre e mashtrimeve nga produktet ushqimore që konsumojmë.

Sektori i Krimit Ekonomik në Fier ka zbuluar se fabrika e qumështit “Lufra” përdorte qumësht pluhur për qumështin që nxirrte në treg duke e shitur atë si qumësht të vërtetë.

Policia e Fierit ka nisur një procedim penal ndaj pronarit të fabrikës së qumështit dhe nënprodukteve të tij “Lufra”, shtetasit A.Ndreka.

Pas hetimeve të sektorit të luftës kundër krimit Ekonomik-Financia, është konstatuar se Ndreka, 53 vjeç nga fshati Bishtqethm i rrethit të Lushnjes përdorte qumësht pluhuri për produktet që nxirrte në treg duke i shitur ato si prodhime të qumështit të vërtetë.

Gjatë inspektimit grupi policor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1350 kg qumështi pluhur e cila nuk ishte e deklaruar as në faturat e TVSH dhe as në etiketat e produkteve.

Pas këtij konstatimi policia ka ngritur mbi pronarin e fabrikës “Lufra” akuzat për “Fshehje të të ardhurave” si dhe “Prodhim I kundraligjshëm i artikujve industrial dhe ushqimor”.

Pas raportimit të këtij rasti nga policia edhe AKU ka shkuar në fabrikë për të bërë verifikimet./Shqiptarja.com

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Identifikohet në Greqi vrasësi serial shqiptar
Close