LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Skandal në Itali: Serbët futen në fushë pasi “tërbohen” nga flamuri shqiptar! Kapen edhe me Balotelin

Skandal në Itali: Serbët futen në fushë pasi “tërbohen” nga flamuri shqiptar! Kapen edhe me Balotelin

Skandal në Itali. Në takimin miqësor që Bresha po luante ditën e sotme ndaj serbëve të Vojvodinës, sfida është ndërprerë që në minutën e 52-të të saj. Takimi po fitohej 2-1 nga klubi i Serisë A, por pezullimi i ndeshjes nuk erdhi aspak prej rezultatit. Disa tifozë serbë që po mbështesnin Vojvodinën, kanë vënë re një flamur të Shqipërisë, që qëndronte i varur në një nga tribunat anës fushës.

Disa ultras kaluan rrethimin dhe shkuan drejt vendit ku gjendej valëvitej flamuri shqiptar, duke shkaktuar edhe trazira në fushën ku po zhvillohej ndeshja. Arbitri vendosi që ta mbyllte takimin në këtë moment. Bresha fitoi me shifrat 2-1 këto minuta që u luajturm falë penalltisë së shënuar nga Donaruma në minutën e shtatë, dhe golit të Bisolit gjashtë minuta më pas. Miqtë shkurtuan rezultatin në të 35-tën me Djuriçin.

Loading...
More in Bota, Sport
Shqipëria humb “finalen” turke! Manaj shpërdoron pa fund, Strakosha “dhuron” por edhe barazimi pa vlerë

Close