Home . Aktualitet . Rajoni . Skandal në Maqedoni, sulmohet seksualisht këshilltarja e një partie

Skandal në Maqedoni, sulmohet seksualisht këshilltarja e një partie

Një skandal seksual është shënuar në radhët politike në Maqedoni. Një burrë ka tentuar të përdhunojë kandidaten për këshilltare në Komunën e Debërçës, në shtabin e partisë politike.

Rasti është denoncuar në Ministrinë e Brendshme, ndërsa mendohet se ka ndodhur në hapësirat e shtabit të VMRO-DPMNE, në fshatin Trebenishtë, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Sipas informacioneve nga policia, personi me inicialet F.P.M është denoncuar se ka tentuar të bëjë sulm seksual ndaj K.P., kandidate për këshilltare në komunën e Debërcës.

Mos Humbisni:
Ja si të denonconi sjelljet abuzive të institucioneve

Close