LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . SKANDALI/ Banorëve të fshatrave të përmbytur u shitet uji i pijshëm me lekë

SKANDALI/ Banorëve të fshatrave të përmbytur u shitet uji i pijshëm me lekë

Banorëve të zonave të përmbytura në Vlorë po u shitet uji i pijshëm. Ky fakt skandaloz u bë publik nga gazetarja Ornela Hila në një lidhje direkte nga Vlora në emisionin ‘Opinion’.

Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha, e ftuar në studio, tha se familjeve të prekura nga përmbytjet u janë shpërndarë ndihmat e nevojshme ushqimore.

Por gazetarja u përgjigj duke thënë se në fshatrat Fitore dhe Bishan, banorëve të përmbytur po u shitet uji i pijshëm me autobotë. Përsa u përket ndihmave ajo tha se ato janë ofruar nga bizneset dhe se pakot përmbajnë dy shishe uji 0.5 l, një gjysmë buke dhe 3 – 4 feta sallam.

Edhe banorët e këtyre zonave, në intervistat e tyre shprehën pakënaqësi për reagimin e strukturave shtetërore. Aktualisht në mjaft fshatra të përmbytur nuk ka ujë të pijshëm dhe energji elektrike.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Fidel Castro: Ju mungova? Ja ku më keni…

Close