LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Skenari për “zbythjen” e drejtorëve të LSI: Modifikohet ligji për nëpunësit civil

Skenari për “zbythjen” e drejtorëve të LSI: Modifikohet ligji për nëpunësit civil

Këshilli i Ministrave ka vendosur të “modifikojë” ligjin për punësimin e 15 zyrtarëve të lartë të administratës. Përmes një vendimi të datës 29 dhjetor 2017, Këshilli i Ministrave i ka hapur dritën jeshile konkurrimit nga jashtë administratës publike të kandidatëve për poste të nivelit drejtues. Ligji aktual parashikon që për postet vakante të nivelit drejtues mund të kandidojnë vetëm nëpunës që janë pjesë e shërbimit publik.

“Përjashtimisht për vitin 2018, procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND (Trupa e Nivelit Drejtues) është e hapur edhe për kandidatë të tjerë, jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat specifike për pranimin në TND”, thekson vendimi i Qeverisë.

Kandidatët nga jashtë duhet të kenë të paktën tre vite përvojë pune në institucione si banka, biznese të mëdha, apo organizata jofitimprurëse të krijuara së paku prej 5 vitesh. Mundësi konkurrimi kanë edhe punonjësit e institucioneve ndërkombëtare brenda vendit, apo pedagogët, avokatët, noterët apo kontabilistët me kusht që të kenë mbi pesë vite përvojë.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Asgjë e re nga fronti i shpifjes!

Close