LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Smartcom zëvendëson call-center: Troket mundësia për profesionistët

Smartcom zëvendëson call-center: Troket mundësia për profesionistët

Ndërmjetësit e licencuar të titujve, një sektor i ri që po zhvillohet me shpejtësi dhe që po zëvendëson në mënyrë të veçantë aktivitetin e call center-ve, po përballen me dy sfida: Së pari, përzgjedhja e punonjësve profesionistë duke u ofruar një profesion të mirëpaguar. Së dyti, konkurrenca e pandershme, që vjen nga subjekte të palicencuara, të cilat ushtrojnë të njëjtin aktivitet.

Smartcom-i, një shoqëri brokerimi e licencuar nga Autoriteti shqiptar i Mbikëqyrjes Financiare që ushtron aktivitetin e tij në fushën e tregjeve financiare si partner i 24 option-it, një broker që zotëron një licencë evropiane, është në një fazë të rëndësishme riorganizimi. “Prej kohësh aktiviteti ynë shkon përtej asaj që quhet aktivitet i një call center-i”, thotë Ungaro.

Këtu e ka zanafillën edhe sfida e parë. Smartcom-i është në kërkim të punonjësve të kualifikuar, jo thjesht të rinj të zakonshëm, siç është vepruar deri tani.

Nuk bëhet më fjalë për një call center apo për shitje, bëhet fjalë për financë dhe trading online, për Forex e CFD dhe për shërbime që synojmë në të ardhmen. Kështu synimi ynë ka lidhje me rritjen e moshës mesatare të bashkëpunëtorëve tanë. Account manager-i ynë do t’i duhet të ketë një marrëdhënie të qendrueshme me klientët e portofolit të tij, të diskutojë në lidhje me investimet, të prekë aspekte të karakterit personal dhe të rezervuara me klientin, të organizojë një kurs trajnimi lidhur me përdorimin e platformës, argumente që për nga rëndësia dhe kompleksiteti i tyre kërkojnë prej tij një nivel të caktuar pjekurie. Një moshë disi më e madhe e bën më të lehtë krijimin e një marrëdhënieje besimi midis tyre”, nënvizon Ungaro.

Smartcom kërkon profesionistë të kualifikuar. Deri tani kemi punësuar kryesisht punonjës me përvojë në call center, por kjo nuk mjafton. “Bëhet fjalë për një profesion të ri dhe jo për një punësim thjesht në një call center. Kemi nevojë për njerëz të pjekur, të aftë për të komunikuar në mënyrë profesionale me klientët tanë”, pohon Ungaro.

Paga mesatare është relativisht e lartë. Veçmas saj, bazuar edhe në përformancën gjatë punës, bashkëpunëtorët tanë kanë mundësi të përfitojnë edhe bonus-e që bashkë me pagën bazë arrin nivele të larta, të krahasueshme edhe me standardet evropiane.

“Bonus-i nuk është një dhuratë, bëhet fjalë për një punë të vështirë dhe nën trysni”, shpjegon z. Ungaro. Kështu, duke respektuar edhe standardet evropiane, Smartcom-i ka angazhuar edhe psikologë, që merren me trajtimin e punonjësve tanë, në lidhje me problemet e mundshme që mund të hasen gjatë punës.”

Bonus-i nuk është përfitimi i vetëm. Kompania ofron për punonjësit sigurime shëndetësore shtesë dhe fonde pensionesh, me synim që të ketë punonjës të qëndrueshëm dhe gjithmonë të motivuar. “Duam njerëz me aftësi të mira gjuhësore dhe komunikimi. Me trajnimet merremi vetë, organizojmë kurse të vazhdueshme dhe intensive”. Z. Ungaro i fton të gjithë të bëhen pjesë e shoqërisë që ai drejton, punonjës ambiciozë, që kanë punuar në sektorë të tjerë dhe jo vetëm në call center, si në banka, në administratë publike apo në shërbime. “Gjithsesi përzgjedhja është shumë strikte”, paralajmëron ai.

Aktualisht, Smartcom-i ka 250 punonjës në Shqipëri, ndërsa aktiviteti i tij shtrihet edhe në Rumani dhe Bullgari. Shoqëria nuk synon të rritet shumë në drejtim të numrit të punonjësve, që mendohet të shkojë deri në 320. “Në fushën tonë sfida nuk lidhet me sasinë, por me cilësinë”, pohon z.Ungaro.

Shërbimet e shoqërisë
Smartcom-i është i licencuar nga Autoriteti shqiptar i Mbikëqyrjes Financiare si “shoqëri broker-imi në tituj për blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit në tregun e licencuar në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Smartcom-i u ofron klientëve shërbimet e mëposhtme:

– Mbështetje për klientët me qëllim formimin dhe administrimin përpara se të merret me trading-un online.

– Mbështetje për klientët në nivel teknik apo formimin e tyre lidhur me sistemet e lidhjes me tregjet financiare.

“Bashkëpunëtorët tanë organizojnë me klientët një kurs trajnimi lidhur me përdorimin e platformës sonë së trading-ut online”, shpjegon z.Ungaro. “Synimi është që ata të ndihen sa më mirë teksa operojnë në fushën e trading-ut online, pasi ky është një treg i vështirë. Të provosh të investosh direkt në platformë, përbën një rrezik akoma më të lartë se ai që tashmë është pjesë e tij përmes investimeve financiare. Ne punojmë me klientët tanë me qëllim shmangien e gabimeve lidhur me përdorimin e platformës, i drejtojmë ata drejt gjetjes së burime të duhura dhe indikatorëve më të mirë në treg”.

Gjithmonë klienti është i vetëdijshëm për rrezikun që merr përsipër. “Rreziku është i kudondodhur kur bëhet fjalë për investime financiare”, pohon z.Ungaro. “Kur klienti bën aplikimin i është bërë i qartë edhe formulari i rrezikut. Bashkëpunëtorët tanë i orientojnë klientët se si të përdorin platformën dhe si të gjejnë mundësinë (opsionin) më të leverdishëm falë burimeve të informimit të mirëpërcaktuara.”

“Aktualisht Smartcom-i nuk synon klientë shqiptarë, ndaj njohja e të paktën një gjuhe të huaj (anglisht, italisht spanjisht, gjermanisht, portugalisht, arabisht etj.) nga ana e punonjësve tanë tanë është e domosdoshme. Shoqëria, në bashkëpunim me 24option-in (një broker ndërkombëtar që renditet mes 5 më të mirëve në nivel botëror), ka klientë në të gjithë botën, në Itali, në Gjermani, në Spanjë, në vende ku flitet gjuha angleze, në Afrikë, në shtetet e Amerikës Latine, madje edhe në vendet e Gjirit Persik.”

Nuk është aq e vështirë sa duket…

Ju duket e vështirë të ndryshoni karrierën dhe të trajnoheni e më pas të ushtroni një profesion të panjohur për ju?! Nuk është aspak kështu. Arlindi, që sot është menaxher në Smartcom, thotë se kur e nisi këtë punë hasi vështirësi, por kur arrin të kuptosh bazat, puna bëhet më e lehtë. Ai shpjegon që një punonjësi të ri do t’i duhet koha e nevojshme per t’u përshtatur me konceptet fillestare. Pas një muaji trajnimi dhe praktike, ai mund të fillojë të tregojë aftësitë e tij dhe brenda 6 muajsh arrin të futet normalisht në ritmin që kërkon një punë si kjo.

Arlindi, që me profesion është ekonomist, nuk duket i penduar për këtë zgjedhje, e cila i ka ndryshuar karrierën. Përkundrazi, ai thotë se kjo punë shndërrohet në një kënaqësi të madhe, pasi Smartcom-i ka sot ofertat më të larta në tregun shqiptar, përsa u përket pagesave dhe ofron mundësi për njerëzit e aftë.

Rreziku i platformave të palicencuara
Z.Ungaro ka një përvojë të gjatë me tregjet financiare që lidhet me periudhën përpara se të vinte në Tiranë. Ai ka punuar që nga fillimi i viteve 2000 në sistemin bankar në Shqipëri dhe e njeh mirë tregun financiar dhe zhvillimet e reja të tij. Z.Ungaro paralajmëron edhe rritjen e aktivitetit të platformave të palicencuara në Shqipëri.

Me qenë se numri i subjekteve të licencuara është i paktë, janë të shumta shoqëritë që ushtrojnë aktivitetin e tyre pa marrë një licencë dhe kjo çon në një konkurencë të pandershme e të rrezikshme përmes ofrimit të normave të interesit të përfitimit që shkojnë përtej realitetit e mbi të gjitha mungesës së theksuar të transparencës. Ndonëse pjesa më e madhe e tyre nuk synojnë klientë në Shqipëri, ato gjithsesi nuk mund të lihen të veprojnë lirisht për një arsye shumë të thjeshtë: “Reputacioni i vendit rrezikohet seriozisht duke rrezikuar edhe zhvillimin e një tregu që mund të ofrojë mundësi të mëdha punësimi.”

“Sipas meje, do të ishte i një rëndësie të madhe edhe për vetë Shqipërinë që, si vend që aspiron të futet në Bashkimin Evropian, të tregojë besueshmërinë e saj lidhur me atë që njihet si kontroll reciprok mes vendeve që bëjnë pjesë në të”.

Njihuni me SMARTCOM
Smartcom-i është themeluar në vitin 2013, si një shoqëri, që në bashkëpunim me partnerët e tjerë lokalë dhe të huaj, ofron një gamë të gjerë shërbimesh marketing-u në tregjet financiare.

Garancia për standardet më të larta që u ofron klientëve, së bashku me punën profesionale janë baza për një rritje të shpejtë dhe të vazhdueshme të shoqërisë. Aktualisht Smartcom-i është broker në Shqipëri. Smartcom-i është i licencuar nga Autoiteti shqiptar i Mbikëqyrjes Financiare si “shoqëri brokerimi në tituj për blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit në tregun e licencuar në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Shoqëria po punon fuqishëm për të pasur një raport të qendrueshëm me klientët, duke ofruar shërbime në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me kushte të favorshme për klientët që veprojnë në këtë sektor. Aseti më i çmuar janë punonjësit: menaxherët profesionistë dhe mbi 250 agjentë të përgatitur e të motivuar.

Loading...
More in Ekonomi
BSH: Numri i të punësuarve në ekonomi u rrit me 3.4%

Close