LAJMI I FUNDIT
Home . Opinione . Sondazhet e Lulit dhe ujku me gomarin

Sondazhet e Lulit dhe ujku me gomarin

Artikulimi politik i Lulzim Bashës është një strategji e kuptueshme dhe e lexueshme, jo thjeshtë dhe vetëm nga gazetarët, por edhe çdo vëzhgues, qoftë nga ata më indiferentët ndaj politikës. Lehtësisht kuptohet se ai ka një dhe vetëm një model artikulimi. Ngritja e pritshmërive dhe duke gënjyer se ka arritur rezultate të mëdha, e duke iu fshehur përgjegjësive.

Në këtë mënyrë Lulzim Basha ka tentuar disa herë të kapë rezultate, por kuptohet që ka dështuar me sukses. Ai ka bërë disa gënjeshtra publike dhe tashmë janë kthyer në një boomerang dhe e bëjnë të pabesueshëm.

Ditët e fundit po shpik një tjetër gënjeshtër. Disa sondazhe që sipas Lulit, e bëjnë atë fitues.

Të mendosh që shqiptarët mund të votojnë Lulin me Monën. Ramën mund të mos e votojnë dhe ndoshta mund të ketë një bojkot të madh elektoral, por Lulin dhe Monën në pushtet, vështirë që shqiptarët do të jenë të gatshëm ta votojnë, sepse jane po aq llumë dhe bashkëpunëtorë të Ramës.

Artikulimi i Lulit

Basha na thotë se është fitues me sondazhe. Por, se kush i ka bërë këto sondazhe, mbi ç’baza mbështeten, kush janë kampionet e marra, në cilat qytete janë zhvilluar, çfarë pritshmërishë ka, pse votohet kaq shumë Luli dhe Mona, këtë nuk na e thotë.

Pa folur pastaj për listat e deputetëve, ata që ka përfaqësues. Ç’ka vërdallë, i vijnë vërdallë. Skandale dhe servilat që i vijnë rrotull. Vilat e oligarkëve. Paratë e oligarkëve që paguajnë tek kunati i tij e kështu me radhë.

LEXO EDHE: Blofi i Lulzim Bashës për pengimin e zgjedhjeve/ Ja çfarë parashikon ligji
Për të mos shkuar më tej edhe tek financimet ruse, shitblerje mandate deputetësh e një mijë e një akuza që i kanë ardhur.

Duke hyrë brenda në PD, duke filluar me historinë e vjedhjes së votave, manipulimet, një garë fictive me Eduard Selamin. Ngrirja e tij si një kryetar frikacak që nuk shkoi dot në zgjedhje e kurrë nuk bëri një herë zgjedhje të mira në parti, shkatërrimi idegëve të PD-së, strukturat e shpartalluara në bazë, vendosja e emrave servile në krye të degëve, etj.

Dhe me këtë parti pa formë e me elitë të shpartalluar, ku edhe servili më i fundit e shan e nuk lë llaf pa thënë për të, Luli thotë dhe deklaron se sondazhet e nxjerrin atë fitues.

Pra, kjo historia e fitoreve të Lulit është njëlloj si ajo e gomarit me ujkun. Kur ujku po e shqyente, gomari thoshte me vete “o sikur të jem në ëndërr dhe kur të zgjohem të mos jetë më kështu”.

Në fakt ujku e shqeu gomarin. Dhe kështu ka ndodhur edhe me Lulin, i cili është në ëndërr. Ujku e ka shqyer gomarin, sepse ai mendon gjithmonë se është në ëndërr.

Në fakt Luli fle shumë, por kjo ka pak rëndësi. Ëndrrat i shikon dhe me sy hapur. Dhe Luli në fakt është “gomari” i vërtetë i kësaj historie./ CNA.al

Loading...
More in Opinione
Pse është “urtësuar” kaq shumë Luli?!

Close