LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . SONDAZHI/ Sikur zgjedhjet të zhvilloheshin dje PS do qeveriste e vetme me 52.9% të votave, PD e LSI në rënie (Grafikët)

SONDAZHI/ Sikur zgjedhjet të zhvilloheshin dje PS do qeveriste e vetme me 52.9% të votave, PD e LSI në rënie (Grafikët)

Analisti Eduart Zaloshnja ka bërë publike mbrëmë në emisionin ‘Real Story’ të dhënat e sondazhit të fundit të ”Follow Business Albania”, mbi luhatjet e votave të tre partive kryesore në vend, PS, PD dhe LSI.

”Follow Business Albania” në sondazhin e publikuar jep të dhënat edhe në % edhe në numër konkret votash se si kanë lëvizur tre partitë kryesore, duke dhënë shifrat për periudhën nga zgjedhjet e qershorit të 2017-ës, gushtit 2019 dhe shtatorit 2019.

Ajo që vihet re është se Partia Socialiste do të qeveriste e vetme edhe sikur zgjedhjet të zhvilloheshin në gusht apo në shtator. PS, siç shihet në grafiqe, qëndron konstante në votat e saj në %.

Sipas sondazhit, sikur zgjedhjet të zhvilloheshin dje, pra në shtator, PS e vetme do të merrte mazhorancën për të qeverisur vetëm me 52.9%. Ndërkohë që PD merr 33.7% dhe LSI 5.4%.

Ajo që vihet re është se PD vazhdon njëlloj si LSI në rënie në shtator, ndërkohë që PS vazhdon të jetë konstante.

Më poshtë po ju sjellim të dhënat e sondazhit:

Loading...
Mos e Humbisni
Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

Close