LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Sorkadhet e trembura”, historitë e dashurive të Kadaresë tashmë në një film ruso-shqiptarë

“Sorkadhet e trembura”, historitë e dashurive të Kadaresë tashmë në një film ruso-shqiptarë

Historitë e dashurive shqiptaro-ruse të shkruara nga shkrimtari i madh Ismail Kadare, do të vijnë në një film të jashtëzakonshëm nën regjinë e Juri Arabov. Bëhet fjalë për histori të jetuara, të ndjera e të rrëfyera për të gjithë në librin “Sorkadhet e trembura”, të kthyera tashmë në një projekt kinematografik, i cili do të marrë jetë së shpejti.

Një ditë përpara se aktorët të zbresin në sheshxhirim, në Gjirokastrën e gurtë të të madhit Kadare, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka takuar regjisorin Arabov, si dhe dy protagonistët kryesorë të filmit Polina Grishina, Besmir Bitraku.

“E lumtur që arritëm në këtë moment, në fillimin e xhirimeve të filmit mbi tekstin e Ismail Kadaresë, për historitë e dashurive të thyera, si pasojë e politikës. Një ditë na ndan para nisjes për në Gjirokastër, ku edhe do të nisin xhirimet. Në këtë atmosferë pune e entuziazmi pata kënaqësinë të takoj regjisorin dhe skenaristin Juri Arabov, Polina Grishina, Besmir Bitraku, dy protagonistët kryesorë të filmit.

Ata do të rrëfejnë jo vetëm historinë e dy të rinjve të dashuruar, por të dy vendeve. Një histori me mesazhe të fuqishme njerëzore, shprehet ministrja e Kulturës, Margariti.

Janë dashur vite punë që më në fund ky projekt të niste udhën e realizimit, përmes firmosjes së kontratës me kompaninë kinematografike “Fortuna Film”. /ata.gov.al

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Horoskopi ditor, e enjte 14 nëntor 2019

Close