LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Spanja: Rroftë Shqipëria, mallkuar Eurovizioni!

Spanja: Rroftë Shqipëria, mallkuar Eurovizioni!

Spanja është shumë e pakënaqur nga rezultati i Festivalit Europian. Mediat spanjolle kanë komentuar negativisht këtë festival, në të cilin triumfoi Austria dhe këngëtari transgjinor Konçita. “Mallkuar Eurovizioni dhe Bashkimi Europian! Rroftë Shqipëria!”. Këta janë titujt e artikujve të së dielës në mediat e Spanjës. Ato falënderojnë Shqipërinë për vlerësimin e madh që i bënë vendit të tyre, duke i dhënë pikët maksimale këngëtares spanjolle Ruth Lorenzo. “Po, vetëm Shqipëria e njeh muzikën, 12 pikë për Spanjën. Nëse dikush dëshiron të kalojë verën jashtë kufijve spanjollë, duhet të shkoni për pushime vetëm në Shqipëri. Ne do t’ju paguajmë borxhet bankare shqipta-rëve nëse bëhen fqinjët tanë”, thuhet në agjencitë e lajmeve të Spanjës. Po ashtu, një vëmendje e madhe i është kushtuar edhe qëndrimit të Portugalisë. Ata kanë kritikuar vendin fqinj, të cilit, megjithëse i dhanë 12 pikë, nderi nuk iu kthye. Agjencia e lajmeve “Estrelladigital” shkruan: “Në djall ata që votojnë për zgjedhjet e ardhshme europiane dhe të gjitha zonjat austriake me mjekër. Eurovizioni është një humbje kohe. Siç është konceptuar, jo vetëm që nuk fitojmë, por mund edhe të na fishkëllejnë si në rastin e Rusisë, apo më keq”. 

FESTIVALI 
Këngëtarja austriake Konçita Wurst është shpallur fituese e edicionit të 59-të të Eurovizionit, i cili këtë vit u zhvillua në kryeqytetin danez, Kopenhagen. Këngëtarja, emri real i të cilit është Tom Neuwirth, fitoi këtë kompeticion me këngën “Rise Like e Phoenix”, duke grumbulluar 290 pikë nga vlerësimet e shteteve të tjera. Holanda përfundoi në vendin e dytë, me 238 pikë, ndërkohë që Suedia u rendit treta, me 218 pikë. Vendi ynë sivjet përfaqësohej në Festivalin Europian nga këngëtarja fituese e “Festivalit të Këngës” në RTSH, Hersi Matmuja, me këngën “One night’s anger”. Shqipëria nuk mundi të kualifikohej për në natën finale të këtij festivali. Kjo është hera e parë për Austrinë që arrin të ngrejë këtë trofe, që prej vitit 1966, dhe vetëm hera e dytë që ky vend kandidon në finale përgjatë 10 viteve të fundit, pasi në të tjerat, ose nuk ka marrë pjesë, ose nuk ka mundur të kualifikohet. Konçita Wurst ka qenë favoritja e dytë për të fituar kompeticionin. Sipas parashikimeve pritej që fituese e këtij edicioni të shpallej Suedia, pasi mendohej se vendosja e çmimit të parë do të bëhej nga mesi i votuesve tepër të përçarë. Pavarësisht këtyre zërave, Konçita ishte fituese me një diferencë të pastër, duke triumfuar që kur kishin mbetur edhe tri vende të tjera për të dhënë verdiktet e tyre. Përfaqësia e Austrisë sivjet nga një transgjinor bëri bujë të madhe botërore. Zgjedhja e këngëtares elegante me mjekër u kritikua mjaft në shumë shtete.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Kulture
Kryeministri Rama në Vjenë: Një ditë e plotë për ekonominë shqiptare

Close