LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Spartak Ngjela kapet keq me analistin: “Ruajuni se mund të bini në kurthin më të rëndë”! Ai tallet me ju

Spartak Ngjela kapet keq me analistin: “Ruajuni se mund të bini në kurthin më të rëndë”! Ai tallet me ju

I ftuar në emisionin “Real Story” avokati Spartak Ngjela tha se Shqipëria mund të përfitojë hapjen e negociatave vetëm në sajë të zhvillimeve gjeopolitike në rajon.

Nga ana tjetër, analisti Agron Gjekmarkaj tha se edhe nëse hapen sot negociatat me Bashkimin Europian, prapë kryeministri Edi Rama mbetet i dështuar në raport me premtimet që ka bërë ndaj qytetarëve shqiptarë.

Pjesë nga debati:

Ngjela: Këta për 20 ditë nxjerrin Gjykatën Kushtetuese. Ruajuni se mund të bini në kurthin më të rëndë. Nëse ndërkombëtarët iu thonë për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo i rrëzon, do t’iu kërkojnë të hyni në zgjedhje. Filloni rigruponi veten. Rama tallet me ju.

Gjekmarkaj: Së pari njëherë hapja e negociatave janë premtuar shumë herët. Edhe nëse hapen sot, Edi Rama është prapë i dështuar në raport me atë që iu ka premtuar qytetarëve

Ngjela: Ne na jep negociatat vetëm gjeopolitika në Ballkan. Problemi qëndron se çdo të bëhet pas?

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close