LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Specialisti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi: I pakënaqur me pasardhësin e Canit

Specialisti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi: I pakënaqur me pasardhësin e Canit

Bardhi Sejdarasi, ish- këshilltari i ish- ministrit të Financave Shkëlqim Cani duket se nuk është fort i kënaqur me pasardhësin e ministrit në këtë post, Arben Ahmetaj.

Sejdarasi shkruan se në krahasim me kohën kur ky institucion drejtohej nga Cani janë mbledhur më pak të ardhura se në vitin e shkuar.

“Asgje e re nga fronti i …Financave! Muaji maj shenoi 510 milione leke me pak TVSH te mbledhur. Qershori e thellon kete shifer. Tani mbeti rikthimi te kuponi tatimor, te pakten per te mbledhur TVSH-ne e brendshme. Nuk kishte rruge tjeter! Strategjia dyvjeçare e anitinformalitetit nuk mund te neglizhohej. E vute re? Edhe ministri Ahmetaj mezi fliste!?

I papergatitur z. Ahmetaj ne konferencen per shtyp! Minister, zevendesminister, drejtor i pergjithshem i DPT ne nje konference per shtyp- çfare thane? Asgje! Fillojne kuponat ne gusht. Te hyrat fiskale tashme nuk krahasohen me planin, por me ato te vitit te kaluar. Po si i behet qe plani parashikon 20,8 miliarde leke me shume se 2015-a? Ne fund te korrikut do te shohim rishikimin e buxhetit…OK! Suksese deri atehere!”, shkruan këshilltari i ish- ministrit Shkëlqim Cani.

Loading...
More in Ekonomi
Bukuria e Alpeve ‘çmend’ turistët: Duan të blejnë Kullën e Ngujimit (Foto)

Close