LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Spitali Amerikan mashtron pacientin: I vendos aparat në zemër pa qenë nevoja!

Spitali Amerikan mashtron pacientin: I vendos aparat në zemër pa qenë nevoja!

Shërbimi i dobët dhe mungesa e aparaturave në spitalet shtetërore bën që shumë pacientë ti drejtohen spitaleve private.

Mirëpo, edhe në këta institucione, ku jeta e pacientit duhet të jetë primare, duket se ndodhin gjëra të pazakonta.

Një rast i paprecedent, por jo i vetmi, ka ndodhur në Spitalin Amerikan në Kosovë.

Bëhet fjalë për pacientin Shaqir Shala, nga fshti Loxhë i komunës Pejë, i cili ka shkuar për një kontroll mjekësorë në këtë spital pasi ka patur probleme në zemër.

Pas kontrolleve, atij i është rekomanduar që t’i vendoset një aparat (bateri) në zemër me arsyen se ishte në gjendje të keqe dhe kjo do ta ndihmonte atë që të mos ndalte së rrahuri.

I mashtruar nga ky trajtim mjekësor, Shala ka marrë vendimin që të vendosë aparaturën (baterinë) në zemër dhe dy stenta koronare por pas dy ditësh, kur shkoi në spitalin shtetëror, konkretisht në QKUK është parë se vendosja e tyre ka qenë e panevojshme.
Sipas asaj që shkruan gazeta “Blic”, QKUK ka verifikuar se pa pasur asnjë nevojë, aparatura e zemrës është vendosur në pacientin Shaqir Shala, vetëm për një qëllim që t’i merrej një shumë e madhe parash.

Por, nga QKUK nuk janë ndalur me kaq. Ata e kanë denoncuar rastin si shkelje profesionale dhe etike ndaj pacientit Shaqir Shala.

Loading...
More in Aktualitet, Rajoni
E pabesueshme! Gjest i turpshëm ndaj lojtarëve që zgjedhin Shqipërinë nga Greqia

Close