LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Stadiumi i ri Kombëtar, detajet e fundit përpara hapjes së madhe

Stadiumi i ri Kombëtar, detajet e fundit përpara hapjes së madhe

Stadiumi i ri Kombëtar është drejt përfundimit, ndërsa pritet të inagurohet në ndeshjen me Francën më datë 17 nëntor. Punonjësit janë duke u dhënë formë detajeve të fundit, përpara inaugurimit.

Ashtu siç shihet nga pamjet që sjell fotoreporteri i ATSH-së, punimet janë drejt fundit dhe gjithçka do jetë në perfeksion për ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020.

Stadiumi i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit ka një kapacitet 22.000 vende me të gjitha tribunat e mbuluara.

Impianti i ri modern është investimi më i madh i kryer në futbollin shqiptar dhe tashmë futbolli shqiptar ka një shtëpi të re me të cilën do të përfaqësohet denjësisht në kompeticionet e rëndësishme sportive.

Stadiumi i ri është projektuar si një teatër romak ose grek, me tri pjesë për publikun dhe një skenë që është tribuna VIP.

Elementi historik është ai që mbizotëron. Gjithë stadiumi ka elementin e kolonave që simbolizon stilin e viteve ’30, element ky i lidhur ngushtë me periudhën historike. Janë mbi 3 mijë kolona që rrethojnë Arenën Kombëtare mbi të cilat janë gdhendur motive të veshjeve shqiptare.

Stadiumi i ri i projektuar për 22 mijë vende është dorë e një prej arkitektëve më në zë të kohës, njëkohësisht profesor në Fakultetin e Arkitekturës të Xhenoas, Marco Casamonti.

Së bashku me ekipin e tij ai ka bërë një punë të rëndësishme për katalogimin e pjesëve historike, pastrimin dhe rivendosjen e tyre, pjesë të cilat përbëjnë fasadën kryesore, vepër e famshme e Gerardio Bosio.

Zanafilla e stadiumit kombëtar ka nisur në gusht të vitit 1939, projektuar me 15 mijë vende dhe ka përfunduar në vitin 1946 me emërtimin “Qemal Stafa”, emër të cilin e mbajti deri qershor të vitit 2016.

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar, se ndeshja testuese e Stadiumi të Ri Kombëtar, e cila është e detyruar sipas rregullave të UEFA-s, do të jetë “Vllaznia”-“Apolonia”, e vlefshme për kampionatin e futbollit të femrave.

Loading...
More in Aktualitet, Sport
Pas tërmetit të fuqishëm dje në Korçë, dy lëkundje të tjera tronditin vendin! Ja ku ishte epiqendra

Close