LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Standard & Poor’s, notë negative Shqipërisë për borxhin publik

Standard & Poor’s, notë negative Shqipërisë për borxhin publik

NJU JORK – Agjencia e vlerësimit të Kreditit, Standard & Poor’s ka zhvlerësuar borxhin e Shqipërisë me një shkallë. Në një njoftim të publikuar paraditen e sotme, agjencia deklaron se borxhi afatgjatë i Shqipërisë në monedhën vendase, lek, dhe në monedhë të huaj u zhvlerësua në nivelin B, nga B+ që ishte më parë.

Standard & Poor’s shtoi se i ka dhënë një vlerësim të ri ekonomisë, duke e kategorizuar me opinion negativ për të ardhmen. Sipas agjencisë së vlerësimit të kreditit, Shqipëria do të përballet me vështirësi të mëdha, në ristrukturimin e borxhit, pa marrë ndihmë financiare nga institucionet ndërkombëtare. Aktiviteti ekonomik në vendin tonë është ngadalësuar ndjeshëm gjatë viteve 2012-2013 dhe parashikohet që rritja të jetë e “ndrydhur” edhe në vitet në vijim.

“Opinioni negativ për Shqipërinë, reflekton mundësinë që gjatë vitit të ardhshëm ky vend të zhvlerësohet sërish për shkak se rreziqet e mëdha gjatë procesit të ristrukturimit do të rrisin stokun e borxhin”, deklaron agjencia e vlerësimit.

Sipas agjencisë Standard & Poors Shqipëria është një nivel më lart se sa Greqia, që është në nivelin B-, por Shqipëria është në nivelin e me Bosnjen, Ekuadorin, Kamboxhian dhe Burkina Fason.

Sipas agjencisë Standard & Poors ekzistojnë sfida të mëdha për Shqipërinë në të ardhmen, pasi janë përkeqësuar strukturat, tashmë të brishta, të financimit, vazhdohet të raportohen të ardhura mesatare të ulta, ekonomia është e vogël, ka një bazë të ngushtë të produkteve të eksportit dhe është e lidhur me vendet në krizë të Eurozonës.

Sipas vlerësimit të fundit në 19 Shkurt të vitit 2012, kjo agjenci e vlerësonte Shqipërinë në nivelin pozitiv B+.

Në datën 19 Nëntor edhe agjencia tjetër e vlerësimit të kreditit, Moody’s, deklaroi se niveli B1 i bonove të qeverisë Shqiptare mbetet i kërcënuar nga sfidat e rëndësishme fiskale, niveli në rritje i borxhit dhe nga rritja e dobët ekonomike në vitet në vijim.

Loading...
More in Ekonomi
Alitalia, merr “terrenin” e Belle Air. Debate të ashpra në Kuvend, Berisha: E falimentuat për të përfituar
Close