LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Statusi, Fyle: Përplasjet politike, bilanci negativ që bllokoi integrimin

Statusi, Fyle: Përplasjet politike, bilanci negativ që bllokoi integrimin

Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle jep një mesazh të qartë dhe të fortë për politikën shqiptare, duke u shprehur se klima aktuale politike, e bazuar tek përplasjet minon arritjet e deritanishme të Shqipërisë për sa i përket integrimit.

Analiza e Fyle është publikuar në sajtin, ‘European Union in Albania’, ku ndër të tjera ai shprehet se, çdo dyshim se qeveria nuk i respekton plotësisht rregullat dëmton Kushtetutën e vendit.

“Mesazhet e mia kryesore i drejtohen si qeverisë, ashtu dhe opozitës. Klima aktuale politike konfrontuese i minon arritjet e Shqipërisë. Ju, qeveria dhe opozita bashkë, duhet të siguroni që procesi të mos dalë nga udha. Qeveria duhet të krijojë hapësirë për pjesëmarrjen e opozitës. Gjithashtu, duhet të japë një shembull të mirë duke respektuar rregullat. Çdo perceptim apo dyshim se qeveria nuk i respekton plotësisht rregullat e Kushtetutës e dëmton vendin”, tha ai.

Zyrtari i BE, ndër të tjera shton se, “Nuk mund të ketë justifikim për shkarkimin e ekspertëve në agjencitë ekzekutive bazuar në përkatësitë e tyre politike. Sigurisht, të gjitha administratat janë të detyruara të sigurojnë se të gjithë punonjësit e tyre u përmbahen standardeve më të larta profesionale dhe etike. Edhe opozita ka një përgjegjësi të qartë. Ajo duhet të ruajë një përqasje konstruktive. Duke punuar së bashku, përpjekjet tuaja do të forcohen. Statusi i vendit kandidat, pasi të jepet, do të jetë një vlerësim i punës së të gjitha palëve”.

Për të marrë statusin, Fyle tregoi rrugën nga duhet të kalojë Shqipëria.
“Shqipëria duhet të ruajë dhe të shtojë tempin e reformave dhe të trajtojë sfidat që ka përpara në fushat ku duhen përqendruar më shumë përpjekje dhe energji. Veç kësaj, ne kemi identifikuar pesë përparësitë kyçe që nevojiten për hapjen e negociatave”, nënvizoi ai.

Loading...
More in Kryesore, Politike
Serveri tatimeve, Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin për ngritjen e komisionit hetimor
Close