LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Statusi, Meta: Përmbahu Berishë, mos u bëj më holandez se Basha

Statusi, Meta: Përmbahu Berishë, mos u bëj më holandez se Basha

Një ditë pasi Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së shtynë për në qershor dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta deklaron se vendi ka të pakthyeshme rrugën drejt integrimit dhe i bën apel të gjithë politikanëve se duhet të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre.

Madje, nga hotel Tirana, në një prononcim për gazetarët, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Unioni i Gazetarëve Meta i kërkoi Berishës të përmbajë kënaqësinë për mos marrjen e statusit sepse po bëhet më holandez se kryetari i PD-së Lulzim Basha.

“Lidhur me statusin më të fundit në Facebook të zotit Berisha dhe me akuzat dhe përgjegjësitë e tij për lajmin e djeshëm, do të thoja, për shkak të eksperiencës së gjatë dhe përgjegjësive që ka në politikë, të përmbajë kënaqësinë, edhe pse mund të jetë e vetvetishme dhe jo shumë e menduar dhe e arsyetuar, se është gati të shpallet më hollandez se vetë kryetari i partisë së tij. “- tha Meta.

Ish-kreu i qeverisë ia faturoi kreut të qeverisë Edi Rama, teksa e akuzon atë bashkë me Metën se nuk ka status sa të jenë ata në qeverisje Berisha deklaroi dje: Me Ramën e Metën s’arrihet statusi.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Rikthehet në qeli gardisti i 21 janarit Agim Llupo

Close