LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . ‘S’të tradhëtojmë si Meta’, Filip Çakuli nuk kursen Kryemadhin, e thumbon për mungesën e bashkëshortit

‘S’të tradhëtojmë si Meta’, Filip Çakuli nuk kursen Kryemadhin, e thumbon për mungesën e bashkëshortit

Drejtori i “Fiks Fare” Filip Çakuli ka thumbuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin për mungesën e presidentit Ilir Meta në 15-vjetorin e Partisë.

Gjatë koktejlit të organizuar për festën, Çakuli i ka thënë Kryemadhit se do t’i shkojë sa herë që do ta ftojë, ndryshe nga Meta.

BATUTAT:

E PARA: Ne vijmë sa herë na fton, nuk të tradhëtojmë si Ilir Meta.

E DYTA: Meta është presidenti, është mbi të gjithë palët, edhe mbi Monikën.

Dita e sotme shënon 15-vjetorin e themelimit të LSI-së nga presidenti aktual Ilir Meta. Partia u themelua në vitin 2004, në një kohë kur Meta sapo ishte larguar nga PS-ja. Aktualisht kryetare e partisë është bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, e cila në fjalimin e saj para anëtarëve të LSI-së tha ata ishin forca politike që bashkoi rreth kauzës së madhe të ndryshimit dhe integrimit shqiptarët. Në festën e LSI-së ka marrë pjesë edhe kryeparlamentari socialist Gramoz Ruçi.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close