Home . Aktualitet . Stefan Fule: Shqipëria me detyrat, ok! E meriton statusin

Stefan Fule: Shqipëria me detyrat, ok! E meriton statusin

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule  tha sot se dhënie Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat, pasi ka kryer të gjitha detyrat që i janë dhënë. Gjatë një seance 30 minutëshe për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Fule tha se |dhënia e statusit të vendit kandidatit është një hap i rëndësishëm, jo vetëm për të inkurajuar Shqipërinë për të ndjekur reformat e kërkuara, por edhe për kredibilitetin e Bashkimit Evropian, që ka vendosur kushte të qarta për marrjen e statusit të vendit kandidat në mbledhjen e Këshillit në vitin 2012.”

Sipas, Fules, politika e zgjerimit është e besueshme vetëm kur të dyja palët punojnë në bazë të një ujdie mes tyre. Shqipëria, theksoi ai,  punën e saj e ka kryer, tani ne duhet të bëjmë tonën.

PJESE NGA FJALA E FULES SE NE PE

Unë do të doja të falënderoja Parlamentin dhe relatorin, zotin Vuljanic , për raportin e tij të shkëlqyer për Shqipërinë . I mirëpresim gjetjet e tij dhe rekomandimet, të cilat janë në të njëjtën linjë me Raportin e Progresit 2013.

Në mënyrë të veçantë unë e mirëpres mbështetjen e qartë të kësaj salle për rekomandimin tonë, për t’i dhënë statusin e kandidatit  Shqipërisë . 2013 ka qenë një vit i mirë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian: Së pari , qeveria dhe opozita bashkëpunuan për të miratuar një sërë aktesh të rëndësishme ligjore në parlament, duke përfshirë tri masa që janë të nevojshme për dhënien e statusit të vendit kandidat. Së dyti, zgjedhjet parlamentare në qershor ishin të rregullta dhe konkurruese dhe u shoqëruan me një transferim të butë të pushtetit.  Së treti, Raportii Progresit 2013 ka nënvizuar një numër të zhvillimeve të rëndësishme, që konfirmojnë përparimin drejt përmbushjes së kritereve politike të Kopenhagenit, për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe adresimin e reformave në prioritetet kyçe të identifikuara nga Këshilli ne vitin 2012. Së katërti, takimi i parë i Nivelit të Dialogut të Lartë mbi prioritetet kyçe me Shqipërinë u mbajt në nëntor, duke siguruar mbështetje të vlefshme për reformat kryesore .

Vlerësimi i Komisionit është se e gjithë kjo meriton statusin kandidat. Ne duam që Shqipëria të vazhdojë të japë dhe ta shohim dhënien e statusit të vendit kandidatit si një nxitje të mëtejshme për vendin, që të vazhdojë përpjekjet e saj me reformat.

Mbështetja për integrimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë shkon për të gjithë vendin. Qeveria dhe opozita kanë konfirmuar angazhimin e tyre për reformat e Bashkimit Evropian.

Unë jam i impresionuar nga mënyra se si qeveria e re po punon me prioritet e saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe unë jam po aq i impresionuar nga rezultatet e arritura në muajt që kur ka marrë detyrën, të cilat vërtetojnë prirjen pozitive, të krijuar më parë .

Dhënia e statusit të kandidatit është një hap i rëndësishëm, jo vetëm për të inkurajuar Shqipërinë për të ndjekur reformat e kërkuara, por edhe për kredibilitetin e Bashkimit Evropian, që ka vendosur kushte të qarta për marrjen e statusit të vendit kandidat në mbledhjen e Këshillit në vitin 2012.

Politika e zgjerimit është e besueshme vetëm kur të dyja palët punojnë  në bazë të një ujdie mes tyre. Shqipëria punën e saj e ka kryer, kështu duhet të bëjmë edhe ne.

Ndërkaq, Eduar Kukan shprehu mbështetjen e tij të plotë për kandidaturën e  Shqipërisë, ndërsa vlerësoi maksimalisht raportin e përcjellë nga raportuesi për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç.

Gjate diskutimit te progres- raportit per Shqiperine, te gjithe deputetet qe moren fjalen vleresuan hapat qe jane bere, ndersa theksuan nevojen e vazhdimit te reformave ne disa fusha, si ajo e krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Odeta Nishani: Dorëheqje nga Min. e Turizmit, atmosferë fyese
Close