Home . Aktualitet . Stili modern i Ramës ‘i përcjell mesazh’ Europës për Shqipërinë

Stili modern i Ramës ‘i përcjell mesazh’ Europës për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po përdor stilin e tij shumëngjyrësh dhe të guximshëm  të veshjes për t’i përcjellë Europës një mesazh ndryshe lidhur me Shqipërinë modern, sipas ekspertëve.

Kreativiteti në veshje është karakteristikë e njohur e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, I cili u bë I njohur për stilin e tij përparimtar pasi u shpall Ministër i Kulturës më 1998.

Vetëm një vit pasi Shqipëria doli nga periudha traumatike e trazirave, Ministri Rama- 1.98m I gjatë – u shfaq në publik me pantallona të gjera dhe çorape me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë.

Të rinjtë shaqën interes të menjëhershëm për të, pjesërisht për shkak të profilit të tij të pazakontë si piktor dhe basketbollist.

Në veshjen e tij, ashtu si dhe në kanavacë, ai preferon të kombinojë ngjyra të forta, duke krijuar një stil unik, I cili pa dyshim e ka ndihmuar atë të ngjisë shkallët e politikës.

Si Kryetar I Bashkisë së Tiranës për 11 vite, karakteri I tij artistik pati një impakt të fortë në ndryshimet që ai I bëri qytetit, ndërtesat e të cilit fituan famë botërore për shkak të transformimit qw pwsuan pas lyerjes me ngjyra të ndezura pastel.

Belina Budini, një akademike në komunikimin politik, e përkufizoi stilin e tij si “neo-populist” në librin e saj të vitit 2009, “Edi Rama, politikani pop star”, ku thuhej se e konfirmoi lidershipin e tij në sytë e opinionit publik.

Sidoqoftë, shumë dyshuan se duke u zgjedhur kryeministër, Rama do të duhej të zbuste ngjyrat dhe t’I përshtatej një stili veshjeje më modest.

Është e qartë se mendonin gabim. Përkundrazi, stili i tij arriti në një stad tjetër.

Të mërkurën, teksa merrte pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste, krah udhëheqësve të tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së, Rama kombinoi kostumin e tij formal me atlete të bardha Adidas.

Atletet me vija ishin të pranishme gjatë takimit dypalësh me Presidentin Farncez Emmanuel Macron dhe në takimet me përfaqësues të tjerë të lartë  të instituineve të BE-së dhe qeverive Europiane.

Kjo nuk është diçka e papërsëritur më parë. Më 24 Maj, në një takim të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor me Zëvendës Presidenten e Komisionit Europian, Federica Mogherini, ai u  shfaq me një T-shirt të stampuar dhe me pantallona e këpucë sportive.

Irena Myzeqari, lektore në Universitetin Europian të Tiranës, u shpreh për BIRN se Rama I shikon veshjet tradicionale të politikanëve si të mërzitshme sepse nuk përcjellin asgjë të re.

“Akademikët dhe kërkuesit e komunikimeve mund të shprehin shumë kritika ndaj tij, por për sa I përket krijimtarisë dhe ndjesisë së tij natyrale të vetëbesimit, Rama është I pakrahasueshëm me të tjerë. ” u shpreh ajo.

Ajo beson se Rama po dëron një mesazh politik të mprehtë përmes veshjes së tij, ashtu si bëri përgjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Qershorit në Shqipëri.

“T-shirte të stampuara me trëndafila të kuq dhe pantallona të zeza u përdorën për të përcjellë një mesazh të thjeshtë: Jam I thjeshtë, jam një prej jush dhe ne jemi një familje; një familje ku dashuria dhe besimi janë të qëndrueshme dhe ku nuk ka nevojë për kostume dhe kravata formale. ” deklaroi Myzeqari.

Ajo tha gjithashtu se përzgjedhja e veshjeve të përditshme joformale në sallonet e pushtetit Europian nuk është një zgjedhje rastësore, por një strategji e menduar mirë dhe e përcaktuar për të promovuar imazhin e vetëbesimit shqiptar.

Lidhur me anëtarësimin në BE, ajo shprehu mendimin se, “po presim në një dhomë, sigurisht, por po bëjmë çfarë është e mundur për të qenë në dhomën e ndënjjes. Dhe në dhomën e ndënjjes mund t’ia  lejosh vetesh të ecësh si të duash, qoftë zbathur apo me shapka”. Përkthyer nga

http://www.balkaninsight.com/en/article/albanian-pm-conveys-political-messages-to-europe-in-sneakers-07-13-2017

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Murgjit dhe murgeshat e “Manastiri të Prostitutave” na kërkojnë të heshtim!

Close