LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Stresi gjatë shtatzënisë ndikon negativisht katër breza me radhë

Stresi gjatë shtatzënisë ndikon negativisht katër breza me radhë

Sipas një studimi të publikuar në BMC Medicine, është e mundur që disa faktorë trashëgohen nga brezi në brez. Veçanërisht stresi gjatë shtatzënisë, i cili do të ndikojë në katër brezat e ardhshëm, raporton në faqen e internetit të tyre. Në fillim të gushtit një tjetër studim pohonte se stresi favorizon zhvillimin e astmës te fëmijët.

Kjo përvojë e re tregon këtë kohë se stresi gjatë shtatzënisë mund të ketë një ndikim negativ në disa breza.

Gjithsesi, kështu ndodh te minjtë

Hulumtimi i kryer në minj nga hulumtuesit e Universitetit Lethbridge në Kanadë ka arritur të dëshmojë në të vërtetë se individët të cilët kanë një nënë, apo një gjyshe që ka përjetuar një shtatëzani në stres lindin foshnja parakohore.  Hulumtimet e kryera në minj tregojnë se stresi gjatë shtatzënisë bën që foshnja të ketë një nivel më të lartë të sheqerit në gjak dhe fiton me vështirësi peshë.

Ky hulumtim ka për qëllim që të kuptohen më mirë mekanizmat e trashëgimisë gjatë shtatzënisë, thotë Gerlinde Metz, udhëheqëse e studimit në fjalë. Dhe, jo vetëm në lidhje me lindjen parakohore, por në lidhje me shtatzëninë në përgjithësi:  “Rezultatet mund të kenë pasoja edhe jashtë shtatzënisë, deri në atë masë që studiuesit sugjerojnë se shkaqet e shumë sëmundjeve komplekse mund të jenë rrënjosur në përvojën e paraardhësve të tyre”.
Sfida tani është që të kuptojmë se si këto lidhje të mundshme vendosen në mënyrë që të arrihet të zbritet rreziku i sëmundjeve në të ardhmen.

Loading...
More in Shendeti
Si të ruajmë sa më gjatë nxirjen e lëkurës

Close