LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Studentja e shkëlqyer e “Financës’ iu “thyen” zemrat shqiptarëve: S’do mjaftonte një roman të tregoja vuajtjet!

Studentja e shkëlqyer e “Financës’ iu “thyen” zemrat shqiptarëve: S’do mjaftonte një roman të tregoja vuajtjet!

Ajo quhet Fatbardha, studion për financë kontabilitet në Tiranë. 21-vjeçarja nuk ka një jetë të lehtë. Babai i ka ndërruar jetë kur ishte e vogël.

Gjithçka është e vështirë në Tiranë, banesa me qira në një dhomë të vogël me të ëmën, shokë dhe shoqe nuk ka, madje nga vështirësitë që has thotë se do donte të ishte një djalë!

Historia e saj trishtuese publikohet në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, ku 21-vjeçarja shprehet mes lotësh se nuk do të mjaftonte as një roman për të treguar vuajtjet.

“Unë jam Fatbardha Allko, 21 vjeçe. Me origjine jam nga Skrapari, por jam rritur ne Sarande. Jeta ime ka qene një sfide e vërtete. Kam kaluar një fëmijë shumë të vështire. Babai ndërroi jete kur isha vetëm 6 vjeç, gjithmonë më ka munguar mbështetja e tij. Sot, jetoj me nënën një dhome me qera, në Allias, në një lagje periferike e Tiranës. Kam mbaruar shkollën e mesme profesionale për ekonomi biznes dhe vazhdoj studimet për Finance Kontabilitet, në një universitet privat, ku kam fituar burse te plote.

Dëshira ime është qe te mbaroj studimet dhe me pas te gjej një pune në Sarandë, ne qytetin ku jam rritur. Tirana me duket e zhurmshme, njerëz qe ikin e vijnë ngado, njerëz qe nxitojnë, nuk e gjej dot veten këtu. Shoqëri këtu nuk kam, pothuajse nuk dal fare, qëndroj në shtëpi me mamin. Unë dua vetëm që të kem atë afër. Edhe një roman i tërë nuk do mjaftonte për të treguar jetën time, një jetë plot peripeci, ku më është dashur të jem edhe djalë. Jeta është e vështirë, por ama është edhe e bukur, dhe unë dua ta jetoj”, shprehet Fatbardha.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Përfundon takimi i gjatë mes Ramës dhe Albin Kurtit, ja çfarë u diskutua

Close