Home . Aktualitet . Studentja nga veriu: Shefi më ngacmonte në zyrë me video të “pista”, kur refuzova ai më bëri gjëmën

Studentja nga veriu: Shefi më ngacmonte në zyrë me video të “pista”, kur refuzova ai më bëri gjëmën

Shumë gra dhe vajza bien pre e ngacmimeve dhe joshjeve seksuale në vendet e tyre të punës, veçanërisht nga eprorët e tyre. Një vajzë nga veriu ka rrëfyer për “ShkodraNews” eksperiencën e saj me një epror pervers.

“Isha në vitin e dytë të shkollës së lartë kur nisa punë në një kompani shërbimesh, shumë e fuqishme në kryeqytet. S’isha sekretare, por më duhej të ndaja zyrën me shefin e sektorit tim. Duke qenë se dhe në shkollë, e që më duhej herë pas here të ikja në vendin tim të lindjes në veri sepse babain e kisha të sëmurë rëndë, oraret e punës i kisha part-time. Dy muajt e parë shkuan mirë sa po mësoja ç’duhej unë të mbuloja. Më pas shefi, 25 vite më i madh se unë më lejoi të përdorja kompjuterin e tij duke qenë se i imi ishte copë-copë në atë zyrë. Vija re që sa herë ulesha në kompjuter më dilnin të hapura video erotike.

Ok thoja çfarë maniaku pse si mbyll. S’kam qenë kurrë vajzë e turpshme, edhe i mbyllja me sportivitet sa herë i gjeja në kompjutër. Por gjëja nisi të bëhej shqetësuese kur shikimet e tij në zyrë teksa mesa duket shihte ato video u bënë të pista. Aq sa nisi të fliste për virgjërinë. Të fliste për kënaqësitë e meshkujve, për sekretin e seksit dhe deri edhe që kë ka pasur në punë e kë s’ka pasur veç për seks. I kaloja me: Ok punojmë se ç’po na prish punë. Ncncncnc i thoja u prish dyrnjaja.

Nga ana tjetër mezi bëja punën se situata bëhej shumë e sikletshme sidomos kur thoshte që s’i me njërën e kishin bërë çdo ditë para mbledhjes sipër tavolinës. E njëjta histori çdo ditë në punë, leksione seksi me detaje. Aq sa arrita t’i them aman se i kam bezdi këto gjëra. Më mori inat. Edhe më hoqi nga puna pas 1 muaji me pretekstin më të vogël. Ishte e neveritshme si eksperiencë, por mendja gjithmonë sa vajza të gjora bien pre e ngacmimeve të tilla në punë. Presione të hapura”, shkruan ajo.

Mos Humbisni:
Operacioni i Policisë/ Pasuria me aktivitet kriminal, sekuestrohen vila, automjete dhe asete tregtare

Close