LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Studimi: Fotografitë po dëmtojnë kujtesën te njerëzit

Studimi: Fotografitë po dëmtojnë kujtesën te njerëzit

Nëse keni një aparat fotografik që ka memorie me shumë GB, mos u gëzoni, truri juaj ka mbetur akoma te MB. Studiuesit paralajmërojnë se njerëzit po bëhen të paaftë të jetojnë çastin.

Ekspertët kanë paralajmëruar se obsesioni i njerëzve me fiksimin dhe shpërndarjen e çdo momenti mund të jetë duke shkaktuar të kundërtën e qëllimit në kujtesën tonë.

Kërkuesit nga Universiteti i Harvardit, Universiteti Wisconsin-Madison dhe Universiteti i Kolombias në SHBA, së fundmi kanë zbuluar se shumë njerëz tani po përdorin internetin për të zëvendësuar kujtesën.

Ata hamendësojnë se kur dikush do të dijë diçka, përdor internetin si një “kujtesë shtesë”, ashtu siç përdorin kompjuterët hard driver-at e jashtëm.

Maryanne Garry, një profesoreshë psikologjie në Universitetin Viktoria në Zelandën e Re, po studion efektet e fotografisë në kujtimet e fëmijërisë. “Unë mendoj se problemi është që njerëzit po i lënë t’i shkasin nga duart çaste shumë të bukura”, shprehet ajo. “Ata bëjnë qindra mijëra foto dhe më pas i lënë ato në një vend ku nuk i shohin shumë, pasi është e vështirë t’i organizosh dhe t’i etiketosh.

Që nga ditëlindjet e fëmijëve deri te pushimet familjare, të gjithë duam që t’i kujtojmë çastet e gëzuara me një fotografi. Por ka njerëz që nuk reshtin së fotografuari dhe këta persona do të përfundojnë shumë shpejt duke harruar se çfarë kanë shkrepur.

Një studim i mëparshëm ka zbuluar se bërja e shumë fotografive mund të shkaktojë fshirjen e kujtesës sonë. Kërkuesit udhëhoqën një grup studentësh në një muze dhe i kërkuan që të fotografonin apo të përpiqeshin të mbanin mend vepra të caktuara arti. Ditën tjetër, ata testuan kujtesën e tyre. U zbulua se ata që kishin shkrepur fotografi ishin më pak në gjendje t’i njihnin objektet, krahasuar me ata që vetëm i kishin soditur.

Fotografët ishin gjithashtu më pak në gjendje të kujtonin detaje në lidhje me objektin që kishin fotografuar.

Dr. Linda Henkel, e cila kreu studimin në Universitetin Fairfield në Konektikat, tha: “Njerëzit shpesh i shkrepin fotot pa vëmendje. Ata mbështeten në teknologji për të kujtuar gjëra. Kjo mund të ketë efekte negative në mënyrën sesi ata do t’i rikujtojnë eksperiencat e tyre.

Studime të mëparshme kanë sugjeruar se rishikimi i fotove të vjetra mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës, por vetëm nëse kalojmë shumë kohë duke e bërë këtë gjë. “Në mënyrë që të kujtojmë, duhet të kemi akses dhe ndërveprim të gjatë me fotot, në vend të një shikimi shkarazi”, tha Henkel. Studimi u publikua në revistën “Shkenca e Psikologjisë” dhe ka si qëllim të paralajmërojë njerëzit se fotografimi mund të jetë duke i dhënë fund kujtesës së tyre.

Mania “selfie”

Një ‘selfie’ është një vetëfotografi, e bërë zakonisht me një kamera që mbahet në dorë. Këto fotografi të vetes përdoren për t’u shpërndarë në rrjetet sociale. Fillimisht fenomeni u përhap me fotot e bëra përpara pasqyrës dhe më pas me fotot e drejtuara direkt në fytyrë. Janë të famshme për përhapjen e jashtëzakonshme që nga njerëzit e thjeshtë, tek yjet e botës së shoubizit deri te politikanët me influencë të madhe.

Si lindi vetëfotografimi?

Robert Cornelius, një amerikan pionier në fotografi, prodhoi në vitin 1839 një portret të vetes të fotografuar me anë të një procedure të hershme, duke u bërë kështu një nga fotografitë e para të një personi.

Falë përparimit të kamerave, në vitin l900, vetëportretet fotografike u bënë një teknikë e përhapur. Metoda bëhej zakonisht përmes pasqyrës, ku kamera bëhej e qëndrueshme falë një objekti të atypëratyshëm. Dukesha ruse, Anastasia Nikolaevna, u bë një nga adoleshentet e para që fotografoi veten përpara një pasqyre në moshën 13-vjeçare, për t’ia dërguar një mikeshe.

Koncepti i ngarkimit në internet të fotove të vetes daton në një uebsajt të krijuar nga australianët në shtator të vitit 2001. Përdorimi më i hershëm i fjalës ‘selfie’ është në vitin 2002.

Çmenduria

Në prill të vitit 2014, një burrë u diagnostikua me një sëmundje mendore që lidhet me shqetësimin rreth imazhit të trupit. Ai kalonte 10 orë çdo ditë duke u përpjekur të bënte foton e duhur. Më pas, ai tentoi të vetëvritej, pasi dështoi në bërjen e një ‘selfie’ perfekte.

Loading...
More in Shendeti
6 ushtrime të thjeshta për të pasme të bukura në plazh

Close