LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Studiuesit zbulojnë si të ngadalësoni procesin e plakjes, ja se çfarë duhet të bëni

Studiuesit zbulojnë si të ngadalësoni procesin e plakjes, ja se çfarë duhet të bëni

Studiuesit e “Salk Institute” për Studimet Biologjike në Kaliforni po zhvillojnë kërkime për të parë nëse mund të ngadalësojnë procesin e plakjes apo nëse mosha ka ndikim në shëndetin e njeriut.

Studiuesit kanë zbuluar se mënyra se si është paketuar ADN-ja brenda qelizave mund të jetë çelësi për të ngadalësuar plakjen e njeriut dhe madje mund të luajë një rol në sëmundje të tilla si kanceri, diabeti dhe Alzheimer.

Shkencëtarët e kanë zbuluar këtë teksa studionin një çrregullim të rrallë të njohur si sindroma Werner. Ata thanë se defekti gjenetik që gjendet tek ADN-ja i shkakton njerëzve plakje të parakohshme. Defekti shkakton ç’organizimin e ADN-së në qelizat e rralla.

hudheraNë kuadër të hulumtimit të tyre studiuesit kanë rekomanduar që të konsumoni hudhër pasi ajo mbron trurin nga plakja dhe fizikun nga sëmundjet e ndryshme. Ajo gjithashtu mund të parandalojë sëmundjet neurologjike të lidhura me moshën si Alzheimer dhe Parkinson.

Hudhra përmban karbohidrate që janë përgjegjëse për mbrojtjen e trurit. Ekipi shprehet se stresi mjedisor si: pirja e duhanit, ndotja, dëmtimi traumatik i trurit apo konsumimi i alkoolit janë disa nga shkaqet që çojnë drejt plakjes.

Loading...
More in Kryesore, Shendeti
Kthehen nga pushimet, gjejnë një kufomë në dhomën e gjumit

Close