LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Stuhia diellore, SOS në Tokë sot një shpërthim i madh

Stuhia diellore, SOS në Tokë sot një shpërthim i madh

Një vale grimcash diellore, ditën e sotme, mund të shkaktojnë një stuhi manjetike, me ndonjë blackout të mundshëm. Disa udhëtime ajrore, mund të ndryshojnë itenerarin e tyre, për të evituar një ekspozim ndaj rrezeve. Probleme mund të lindin për ekuipazhin dhe pasagjerët e fluturimeve ajrore në zonat polare.

Kjo është ajo çka bën të ditur agjencia amerikane për atmosferën dhe oqeanet NOAA, (National Oceanic and Atmospheric Administration) . Sipas kësaj agjencie, ky shpërthim rrezesh është quajtuur AR1944, i klasifikuar me X, që është një nga shkallët më të larta të fuqisë, në 5 klasa ekzistuese. Zona aktive që ka prodhuar këtë njollë, ka një përhapje rreth 200 mijë km dhe ndodhet në emisferën jugore të Diellit.

Sipas agjencisë hapësinore NOAA, grimcat e prodhuara nga rrezet diellore, do të mbërrijnë në tokë dhe do të prodhojnë disa aureola polare, dalluese në lartësi. Efektet nuk do të jenë vetëm spektakolare, por agjencia parashikon, që deri në 60 % të rastit, mund të kemi stuhi manjetike polare, të cilat mund të vënë në rrezik funksionimin elektrik në tokë.

Në rrezik mund të jenë edhe satelitët artificialë, të cilët do të kenë një mbrojtje më të vogël të fushës manjetike tokësore. Ky shpërthim grimcash është parë të vijë në drejtim të tokës, duke u vëzhguar nga sateliti Soho i NASA-s, që ka si qëllim monitorimin e diellit dhe të aktivitetit të tij.

Agjencia amerikane parashikon se ka gjasa deri në 80%, që të ketë edhe shpërthime të tjera grimcash të klasës M, e treta në shkallën klasifikuese.

Loading...
More in Aktualitet, Bota
Gardisti zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks

Close