LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Sudja”, nga 19 maji nisin 5 takimet me kreditorë që që do të marrin paratë

“Sudja”, nga 19 maji nisin 5 takimet me kreditorë që që do të marrin paratë

Takimi i dytë për procedurat e falimentit të firmës “Sude” do të zhvillohet duke nisur nga 19 maji në një prej sallave të Gjykatës së Tiranës. Takimi do të zhvillohet në 5 ditët në vazhdim, duke nisur nga kjo datë për shkak të numrit shumë të madh të kreditorëve të regjistruar gjatë këtyre ditëve. Sipas Mimoza Çibukut, e ngarkuar për të administruar procedurat e falimentit të kësaj firme, deri tani janë regjistruar 800 kreditorë, gjë që e bën të pamundur pjesëmarrjen e tyre në një ambient të vetëm. Për këtë arsye do të ndahen në pesë grupe dhe do të takohen me administratoren në ditën e caktuar për secilin grup. “Është e pamundur të realizohet takimi me pjesëmarrjen e të 800 kreditorëve të regjistruar deri tani. Për këtë arsye do të ndahen në pesë grupe dhe secili nga grupet do të ketë në dispozicion ditën e caktuar për sqarimet përkatëse”, thotë Mimoza Çibuku.
 
Përqindjet 
Deri tani ka shkuar në 800 numri i kreditorëve të firmës piramidale “Sude” të cilët janë regjistruar për takimin e dytë për procedurat e saj të falimentit. Një numër kaq i madh regjistrimesh do të sjellë për pasojë uljen e shumës që do të përfitojë secili. Sipas Mimoza Çibukut, për shkak të numrit të madh, çdo kreditor llogaritet të marrë vetëm rreth 0.5 për qind të shumës së dhënë me përqindje. “Shuma në dispozicion të kreditorëve është e vogël në raport me numrin e tyre. Nëse do të vazhdojnë të regjistrohen kreditorë të rinj për takimin e dytë, shuma që do t’i ndahet secilit do të zvogëlohet edhe më tej”, sqaron Çibuku. Sipas saj numri i kreditorëve që janë paraqitur në zyrën e saj ka qenë shumë më i madh se 800, por një pjesë e mirë e tyre nuk i janë nënshtruar procedurave të regjistrimit pasi kanë mësuar për shumën mjaft të vogël të parave që mund të përfitojnë. “Shumë prej tyre janë paraqitur dhe janë tërhequr nga regjistrimi me të mësuar për shumën që mund të përfitojnë”, thotë Çibuku duke shpjeguar se gjithsesi ende vazhdojnë të paraqiten kreditorë të rinj.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
“Ura”, policia prangos 42-vjeçarin, shpërndante heroinë

Close