LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sulmi i rëndë i Metës ndaj amerikanëve dhe tentativa për të çuar vendin në zgjedhje: Rama nuk ndalet, i injoron! Publikon pamjet (Video)

Sulmi i rëndë i Metës ndaj amerikanëve dhe tentativa për të çuar vendin në zgjedhje: Rama nuk ndalet, i injoron! Publikon pamjet (Video)

Dje presidenti Ilir Meta ka arritur kulmin, duke u shpallur luftë amerikanëve pasi ambasada propozoi që të shkohet në Venecia për të marrë një opinion sa i takon ngërçit për në Kushtetuese. Gjithashtu Meta prej tre ditësh po zhvillon takime të njëpasnjëshme politike, me synimin sipas tij për zgjidhjen e krizës në të cilën është futur vendi. Edhe kryedemokrati Lulzim Basha vijon takimet me të rinjtë dhe fermerët për të çuar vendin në zgjedhje të parakoshme.

Por nga kryeministri Rama ende nuk ka asnjë qëndrim. Kreu i qeverisë mëngjesin e kësaj të premteje ka nxjerrë një video ku tregon sesi pacientët në veri të Shqipërisë, kanë përfituar falas ndërhyrjet në zemër, pranë vendbanimit.

Rama shkruan:

“MIRËMËNGJES —

dhe me këtë tjetër shërbim të ri shëndetësor falas e pranë zonës së vendbanimit që lehtëson ndërhyrjet e zemrës për banorët e Shkodrës dhe të Veriut të vendit, ju uroj një ditë të mbarë–”.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Nuk përmbahet Albin Kurti ndaj Alban Dudushit ‘live’ në emision: Ty duhet të të thërrasë prokuroria me këtë që thua

Close