LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . “Superpaketa” e investimeve nis me arsimin

“Superpaketa” e investimeve nis me arsimin

Ditën e hënë, me prezantimin e projektit për ndërtimin e 20 shkollave të reja në Tiranë deri në 2018-n, nisi zyrtarisht nga zbatimi “One Billion”, superpaketa e investimeve prej një miliardë eurosh në tre vitet e ardhshme.

20 shkollat e reja në Tiranë, të cilat do të zgjidhin përfundimisht problemin e mbipopullimit dhe të mësimdhënies me turne, janë pjesë e programit për ngritjen dhe rindërtimin e plot 150 shkollave të reja në të gjithë vendin.

Përveç infrastrukturës shkollore, “One Billion” do të sjellë një ndryshim drastik edhe në infrastrukturën shëndetësore, pasi në kuadrin e saj do të ngrihet një spital i ri modern në Fier dhe 10 poliklinika moderne në të gjithë vendin.

Përmirësim të ndjeshëm do të pësojë edhe infrastruktura rrugore dhe ajo turistike. Rruga e Arbrit, Unaza e Madhe e Tiranë apo rruga Tiranë-Ndroq-Plepa, janë vetëm disa prej projekteve të përfshirë në këtë superpaketë investimesh.

“Ky është modeli i parë i projekteve të programit tonë 1 miliardë dollarë për rindërtim, një miliardë që është një program që faktikisht do të bëjë të mundur realizimin në një kohë shumë të shkurtër të veprave që përndryshe do të donin një kohë shumë të gjatë, si pasojë e pamundësisë së arkës së shtetit për t’i financuar”, tha në fjalën e tij Kryeministri.

“Kjo do të sjellë shumë më afër të ardhmen, në raport me disa nevoja jetësore shumë të rëndësishme për infrastrukturës arsimore, shëndetësore, rrugore të niveleve të ndryshme, duke i dhënë një shtysë të jashtëzakonshme ekonomisë dhe punësimit”, shtoi Rama.

Loading...
Mos e Humbisni
Policia e shtetit nuk është për të ruajtur bashibozukët e policive private

Close