Home . Kryesore . Ta “dorëzojmë” sherrin, ashtu siç hëna “dorëzon” natën tek drita e diellit!

Ta “dorëzojmë” sherrin, ashtu siç hëna “dorëzon” natën tek drita e diellit!

Shume komente cinike, ironike, mosbesuese, euforike…lexoj lidhur me kompromisin e fundit.
Ne nuk na lexohet mendja asnjehere. Hall te besh kompromis, hall te refuzosh ate! Por nese kompromisi ofrohet si zgjedhje dhe zgjidhje, kush do te preferonte grindjen?! Te preferosh grindjen eshte njesoj si te heqesh oksigjenin nga mushkerite.
Une i perkas njerezve qe e pershendet ate me gojen plot. Mesa duket shume komentuesve ju pelqen filozofia e sherit te kohes se shkuar kur berisha deklaronte per kundershtaret e vet se ” ju ngrinte buzeqeshjen!”
Ne fakt njerzit nuk kane faj, sepse kane arsye te jene mosbesues per shkak te se kaluares poshteruese. Por nderkohe duhet te shpresojme se gjerat neser e tutje do rjedhin ashtu si duhet, ashtu si e duam prej vitesh e vitesh. Nuk mund ta ndalim jeten tone vetem ne frymen e grindjeve, ne fund te fundit vitet tona sterosen, ndersa pertej njerzit jetojne si njerez!
Kjo kohe, koha e sherreve qe pjellin mendjet e liga, duhet konsideruar e mbyllur. Prijesit jane aty ku jane pikerisht per kete. Ti japin vendit drejtim dhe qetesi njerezve. Sheri mbetet biznes fitimprures per duart e gjakosura, boset e televizioneve dhe opinionisteve me mjeker fallco…qe jane te afte te shperndajne helm dhe vrer ne zemrat tona!
Prandaj duhet te perkrahim marveshjen dhe te braktisim televizionet dhe opinionistet veremlinj.
Ta dorezojme sherrin, ashtu siç hena dorezon naten tek drita e diellit./Fb/ Xhek London (Shqiptari)

 

Mos humbisni:
Ja ku përfunduan Majlinda Bregu e Astrit Patozi!(Foto)

Close