LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Tahiri: Avioni, tentativë e dështuar për trafik droge. Trafikanti pohon: E njoh pilotin italian

Tahiri: Avioni, tentativë e dështuar për trafik droge. Trafikanti pohon: E njoh pilotin italian

35-vjeçari Saimir Bajrami, i arrestuar një ditë më parë nga Policia e Lushnjës nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, ka pohuar sot se ka patur njohje më pilotin e avionit që u bllokua dje në plazhin e Divjakës. 

Burime të Policisë bëjnë të ditur se i riu nga Elbasani, i cili kishte vetëm tri ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Italia, ka pranuar se droga e gjetur në makinën e tij do të transportohej në Itali. Ai u ka shpjeguar hetuesve faktin se droga e afruar në plazhin e Divjakës me automjet do të ngarkohej në avionin e pilotit Giorgio Riformato, me qëllim trafikimin e saj drejt Italisë. 

Por pas kësaj dëshmie, 35-vjeçari ka pranuar se ka ardhur në Shqipëri në të njëjtën ditë me pilotin italian, me të cilin njihej në Itali. 
Burime nga policia bëjnë të ditur se deponimet e dy të arrestuarve janë të kundërta, pasi shtetasi italian nuk pranon të ketë njohje me 35-vjeçarin Barjami. 

Ndërkohë policia e Lushnjes po kreh të gjithë zonën në Pyllin e Divjakës, ku dyshohet se mund të jenë fshehur sasi të tjera droge. 

BLLOKIMI I AVIONIT DHE DROGES 
Avioni “Piper Lance II” u bllokua dje nga policia në plazhin e Divjakës, vetëm 400 metra larg një automjeti të ngarkuar me 460 kilogramë drogë. 
Ngjarja ndodhi dje në orën 14:40. Piloti i avionit, shtetasi italian Giorgio Riformato, u ndalua ndërsa transportuesi i ngarkesës së drogës me makinë, Saimir Bajrami, u arrestua pak orë pas ngjarjes. 

Në momentin e arrestimit, të dyshuarit Saimir Bajrami i janë sekuestruar dhe 27 000 euro. Ai akuzohet se ka afruar në zonën ku u ul avioni makinën tip “Mitsubishi” me targë “AA 794 EU” me një ngarkesë droge të llojit hashash. Pranë automjetit, pas bllokimit të avionit janë gjetur disa çanta me lëndë narkotike në afërsi të saj. 

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Tiranë, i dashuri tenton të vrasë vajzën në një qendër tregtare
Close