Home . Aktualitet . Tahiri i habitur: Si mund të jenë në parlament Basha dhe Mediu?

Tahiri i habitur: Si mund të jenë në parlament Basha dhe Mediu?

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri iu rikthye nga foltorja e Kuvendit 21 janarit të 6 viteve më parë.

Sipas tij, drejtësia ka demonizuar politikën, ka liruar vrasës dhe i ka futur në Parlament, ndërsa solli në vëmendje 21 janarin dhe katër viktimat e shkaktuara nga plumbat e Gardës së Republikës.

Tahiri iu drejtua deputetëve të Kuvendit sesi mundet që kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ai i PR, Fatmir Mediu janë sot në Parlament, i akuzuar, i pari për 21 janarin dhe i dyti për Gërdecin.

“Politiken njerëzit në këtë vend e shohin me përçmim. Në çdo seancë hedhim baltë ndaj njërit-tjetrin. Kemi pasur edhe aleatë. Drejtësia ka qenë aleati jonë më i madh për neverinë që shqiptarët kanë për politikë.

Drejtësia i ka falur ca vrasës, ca të tjerë nuk i ka gjykuar, ca të tjerë i ka amnistuar. Të gjithë bashkë sot këta fshihen në Parlament apo në ndonjë godinë tjetër shtetërore, duke mos na kursyer as ne as shqiptarëve dënglat moralin.

Politika e ka aftësinë neveritëse. Kush ka mbyllur gojën nga ne. Sot prapë këtu jemi. Më falni që po bëj emra, por unë nuk rri dot.

Nuk e mendoj sot se si Fatmir Mediu është në Parlament dhe s’është gjykuar ende. Nuk e kuptoj se si Basha është këtu dhe i ka bërë bisht drejtësisë. Për Ziverin, Aleksin, Hekuranin….

Ky është turp për drejtësinë, është turp për parlamentin”, tha Tahiri.

Mos Humbisni:
20 meshkujt më të pushtetshëm në Shqipëri

Close