LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Talibanët hedhin veten në erë në stacionin policorë të Kabulit (Video)

Talibanët hedhin veten në erë në stacionin policorë të Kabulit (Video)

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në fund të nëntorit në Kabul, në kryeqytetin e Afganistanit, ku një taleban hodhi veten në erë në një përpjekje për të vrarë shefin e policisë.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë së komisariatit qendror të policisë në Kabul, ku talebani futet brenda e më pas hedh veten në erë.

Përveç tij, nga shpërthimi mbeti i vrarë një person dhe u plagosën rëndë gjashtë të tjerë. Kamikazi dyshohet se e kishte fshehur këndën shpërthyese në të brendshmet e tij.

Në video ai shfaqet i veshur mirë, ecën qetësisht korridoreve të komisariatit deri në shkallët e katit të tretë.

I maskuar si një zyrtar i dikasterit, ai futet në një zyrë me idenë se ishte e drejtorit dhe jashtë fokusit të kamerës ndodh shpërthimi.

Policia afgane tha se kamikazi u ndihmua të futej brenda nga një person i infiltruar në polici.

Pak ditë pas kësaj, shefi i policisë, Zahir Zahir, dha dorëheqjen duke deklaruar se nuk mund të qëndrojë më në detyrë për shkak të kërcënimeve me jetë.

Loading...
More in Bota, Kryesore
Itali, arrestohet 34-vjeçari shqiptar, u kap me 100 kg drogë në makinë

Close