LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Tani dhimbjet e nervit shiatik mund të kurohen në shtëpi. Ja receta!

Tani dhimbjet e nervit shiatik mund të kurohen në shtëpi. Ja receta!

Nervi shiatik haset më tepër tek të rinjtë që punojnë në profesione që kërkojnë ngritje peshash, të tilla si ndërtim, ngarkim-shkarkim, por dhe ata që bëjnë ecje të gjata në këmbë apo qëndrojnë në këmbë për një kohë të gjatë. Kohët e fundit është vënë re një tendencë në rritje e rasteve te personat, që qëndrojnë për një kohë të gjatë në një pozicion të palëvizur, siç mund të jetë përpara kompjuterit, timonit, makinës qepëse me orë të tëra. Nga nervi shiatik, preken më tepër meshkujt, megjithatë është rritur dhe numri i femrave, kryesisht amvisat që bëjnë punë në ambientet e shtëpisë me ngritje peshash.

Sëmundja e nervit shiatik shkakton dhimbje , ndjesi djegie , ndjesi mpirje dhe ndjesi si shpim gjilpërash në pjesën e pasme të poshtme të kurrizit , kalon në zonën e vitheve dhe zbret poshtë nga pjesa e prapme e kofshës. Rezultati është dhimbje mesi, dhimbje vithesh dhe  dhimbje këmbe .

Në shumicën e rasteve dhimbja e shkaktuar nga nervi shiatik është e fortë, ka karakter mekanik. Kjo do të thotë se dhimbja acarohet, shtohet jo kur i sëmuri shtrihet në shtrat, por kur i sëmuri qëndron në këmbë ose ecën dhe kjo dhimbje qetësohet kur i sëmuri qëndron shtrirë (kolona në pozicion horizontal). Shpesh dhimbja kalon brenda 24 orëve dhe qetësohet me paracetamol apo me antiinflamatore jo steroidë si: (voltaren, ibuprofen, etj). Në pjesën dërrmuese i sëmuri i drejtohet mjekut për trajtim të mëtejshëm.

Por ekzistojnë edhe kura natyrale të cilat praktikohen në shtëpi dhe mund të jenë tepër efikase.

Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve, janë masazhet me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Për përmirësimin e dhimbjeve të nervit shiatik shërben edhe kura e përftuar nga përzierja e 100 gramë jodio, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 30 tableta aspirinë dhe një kuti rozmarinë të njomë. Të gjitha këto përzihen së bashku në një enë dhe lihen në qetësi për 5 orë. Pasi kjo përzierje ka marrë trajtën e pomadës, bëhet masazhi i këmbës për 15 deri në 20 minuta, atje ku nervi shiatik është i ngacmuar. Kjo kurë vazhdon për 7 deri në 10 ditë rresht. Menjëherë pas përdorimit ju do të keni mundësi të shihni edhe efektet pozitive të kësaj kure.

Loading...