LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Tarifa të reja për shërbimet në porte, 5 euro çdo person

Tarifa të reja për shërbimet në porte, 5 euro çdo person

Ministri i Financave dhe ministri i Transporteve kanë firmosur një urdhër për tarifat e reja të shërbimeve në porte. Urdhri është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi sot. Sipas tij çdo person që të vijë në Shqipëri përmes porteve të Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit do të përballet me një tarifë prej 5 eurosh, të cilën e paguan subjekti transportues. Në urdhër janë përcaktuar edhe tarifat për të gjithë mjetet lundruese që do të ankorohen dhe imbarkohen në porte. Madje në urdhër janë përcaktuar edhe tarifat për largimin e plehrave që kanë këto mjete, të cilat nisin nga 5 euro dhe shkojnë deri në 19 euro në varësi të kapacitetit të mjetit lundrues.

UDHËZIMI
Urdhri i përbashkët i ministrave mban nr.3069, datë 14.6.2016 për përcaktimin e tarifave të shërbimeve portuale në portet detare Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin. Në urdhër thuhet se tarifa e kanalit aplikohet për ato anije të cilat vijnë ose përdorin vetëm Portin e Shëngjinit. Këto tarifa janë të detyrueshme në të gjitha anijet, përfshirë anijet e zotëruara nga qeveria shqiptare ose nga qeveria e ndonjë vendi të huaj.

TARIFAT
Tarifat e portit dhe të kanalit duhet të llogariten sipas njësive që janë vendosur në tabelën e mëposhtme: Detyrimet për portin dhe kanalin, të përcaktuara nga këto tarifa, janë të pagueshme menjëherë nga pronari ose agjenti i anijes në përputhje me termat dhe kushtet e pagesës dhe mblidhen nga porti detar. Detyrimet që lindin nga aplikimi i tarifës së portit dhe të kanalit, janë të pavarura (nuk kanë lidhje) nga detyrimet që lindin nga aplikimi i tarifave të tjera portuale.

PËRMASAT E ANIJES
Nëse janë dy tonazhe bruto ose përmasa të regjistruara në certifikatën e madhësisë së tonazhit, atëherë tonazhi ose përmasa më e madhe do të aplikohet për qëllimin e kësaj tarife. Në qoftë se pronari i anijes e ka të pamundur të dorëzojë një certifikatë të madhësisë së tonazhit, porti detar ose përfaqësuesi i tij mund të japë një vlerë të përafërt të tonazhit bruto (GT) ose dimensioneve të tjera që kanë të bëjnë me anijen. Tonazhi bruto ose përmasat e tjera të përcaktuara në këtë mënyrë, do të përdoren si tonazh bruto apo përmasa të regjistruara, për efekt të kësaj tarife.

PËRJASHTIME
Tarifat e portit dhe kanalit nuk janë të pagueshme në lidhje me: Një luftanije ose ndonjë anije nën komandën e forcave shqiptare ose një anije e një force vizitore; një anije që i përket qeverisë shqiptare ose të një vendi të huaj dhe që nuk është e angazhuar në veprimtari tregtare.

PËRMASAT E ANIJES
Nëse janë dy tonazhe bruto ose përmasa të regjistruara, në certifikatën e madhësisë së tonazhit, tonazhi ose përmasa më e madhe do të aplikohet për qëllimin e kësaj tarife; në qoftë se pronari i anijes e ka të pamundur të dorëzojë një certifikatë të madhësisë së tonazhit, porti detar ose përfaqësuesi i tij, mund të japë një vlerë të përafërt të tonazhit bruto (Gross) ose dimensioneve të tjera që kanë të bëjnë me anijen. Tonazhi bruto ose përmasat e tjera të përcaktuara në këtë mënyrë, do të përdoren si tonazh bruto apo përmasat e regjistruara, për efekt të kësaj tarife.

Loading...
More in Ekonomi
Lungomare? Jo, ky është një tjetër projekt në Vlorë

Close