LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Të dëmtuarit nga tërmeti Rama i çon me pushime të detyruara në Durrës: Bëni edhe shëtitje buzë detit

Të dëmtuarit nga tërmeti Rama i çon me pushime të detyruara në Durrës: Bëni edhe shëtitje buzë detit

Qeveria dhe grupi i PS-së së bashku me kryebashkikët janë zhvendosur të gjithë në Durrës për të qenë pranë familjeve që u prekën nga tërmeti. Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme zhvilloi një takim me drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Emergjencës Civile, Rezervës së Shtetit dhe të gjithë prefektët e vendit dhe më pas me ministrat dhe deputetët e grupit të PS-së për t’u njohur me situatën pas tërmetit.

Ai kërkoi që ministra, deputetë dhe të gjithë drejtuesit e institucioneve të shkojnë në Durrës ku të kontaktohet cdo familje dhe të hapet stadiumi për t’u akomoduar, ndërsa kritikoi prefektin. Kryeministri kërkoi që të vendosen psikologë në dispozicion të familjeve që janë frikësuar nga lëkundjet e tërmetit, ndërsa i qetësoi duke thënë se cdo dëm do të evidentohet dhe dëmshpërblehet. “Faleminderit për gjithcka që është bërë, punë mbreslënëse nga pikëpamja e organizimit. Meriton vlerësim struktura e emergjencave civile dhe po ashtu cdo strukturë tjetër që ka bërë detyrën e vet, por nuk ka harruar të informojë. Sepse në këtë situatë informacioni është baza. Tani sot është një ditë e vështirë për ata që kanë ndier më shumë goditjen dhe janë akoma në efektin e atij stresi, është një ditë për t’u qendruar afër dhe për t’iu sqaruar aspekte të thjeshta. Plasaritjet të godinave, jo domosdoshmërisht përbëjnë rrezik, pasi janë sipërfaqësore, ashtu sikur nuk është çarje pallati kur në një pallat të goditur nga tërmeti funksionon fuga sizmike, janë ndarje të brendshme strukturore të parashikuara për tërmetin, për të amortizuar tërmetin.

Cdo plasaritje të inspektohet dhe cdo cënim i dukshëm i cdo pallati të inspektohet, pasi mund të jetë reagimi i ‘fugës sizmike’, por mund të jetë edhe cënim strukturor që e bën të rrezikshëm. Kështu që unë do të kërkoja si gjë të parë, të gjithë të spostohemi në Durrës, me një synim. Cdo familje që hyn në atë rrethin e parë të stresit dhe që dje gjatë gjithë natës ka qëndruar jashtë të kontaktohet. Ju të gjithë këtu, plus strukturat atje të policisë.Brenda ditës së sotme para se të vijë nata duhen kontaktuar të gjithë. Do të angazhohen edhe deputetët edhe ministrat” tha kryeministri Edi Rama. Kryeministri u kërkoi prefektëve që të bëjnë në mënyrë korrekte punën e tyre, në mënyrë që të mos kishte spekulime për punën nga spekulantë të ndryshëm, sikurse ka ndodhur herët e tjera.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close