LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Të gjitha janë të lidhura me njëra-tjetrën”, Spartak Ngjela del me bindje të plotë dhe jep lajmin e shumëpritur

“Të gjitha janë të lidhura me njëra-tjetrën”, Spartak Ngjela del me bindje të plotë dhe jep lajmin e shumëpritur

Teksa Bundestagu gjerman pritet të bëjë publik vendimin e tij për hapjen e negociatave të Shqipërisë me 26 shtator dhe në horizont tashmë kanë dalë 9 kushte nga Gjermania, Spartak Ngjela është optimist.
Spartak Ngjela shkruan:

“Të gjitha janë të lidhura me njëra-tjetrën.Legjitimitetin e zgjedhjeve nuk e nxjerr dot nëse nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Legjitimitetin jo në kuptimin e datës, data nuk lëviz, 30 qershori është.Legjitimiteti i zgjedhjeve në kuptimin nëse ka pasur apo jo probleme zgjedhore. Dëgjoni kur të thotë Venecia se dekreti i rrëzimit të zgjedhjeve është akt administrativ absolutisht i pavlefshëm.”

Ngjela ndan bindjen se me dy fuqi të mëdha si Gjermania dhe SHBA-së që sipas tij janë në favor të Shqipërisë për interesin e gjeopolitikës së tyre, Shqipëria do të bëjë përpara për integrimin në BE.

“Ka dy fuqi të mëdha që janë me Shqipërinë. Është Uashingoni dhe Berlini. Janë terësisht me Shqipërinë. Nuk mund të punojnë dot më për gjeopolitikën e tyre me ortodoksinë e Ballkanit Perëndimor. Më shumë e mbrojnë interesin kombëtar sot partnerët e huaj ndërkomëbtar sesa klasa politike shqiptare,” tha ai në Ora News.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
A.rrestohet Sali Berisha në Pejë

Close