LAJMI I FUNDIT
Home . Qytetari Digjital . Armatosuni për vetëmbrojtje! Po sikur Berisha të ketë pak të drejtë?

Armatosuni për vetëmbrojtje! Po sikur Berisha të ketë pak të drejtë?

Pas deklaratës së Sali Berishës që qytetarët të lejohen të armatosen për vetëmbrojtje ka reaguar ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Tha Tahiri: “Kur një ish kryeministër bën thirrje publike që populli të armatoset, nuk besoj se ka thirrje më kriminale, më antikushtetuese, më djallëzi se kaq, shpresoj shumë që prokuroria të gjejë kurajë ta thërrasë pse është vepër penale të bësh thirrje publike për armatosje dhe dhunë. Kjo është thirrje e një epoke që shqiptarët e lanë pas.

Sipas tij, është e papranueshme se si një njeri në fund të jetës politike bën thirrje për armatosje të popullit. Tahiri ftoi opozitën të distancohet. Pse nuk e kundërshton njeri, ju që çoheni për cdo të dyshuar, denoncojeni, distancohuni, sepse PD nuk bën thirrje që populli të armatoset, çohuni Patozi, e dëgjuat ish kryeministrin tuaj, mund të më shash mua, qeverinë, por bëj një punë, distancohu, nuk e them për provokim, por ky kuvend nuk mund të durojë një ish kryeministër që i ndenji kalaqafë popullit për 20 e ca vjet e bën thirrje të armatoset, më e pakta prokuroria ta marrë të pandehur, shajini ministrat por mos i ftoni qytetarët të armatosen, se nuk është kjo Shqipëria që meritojnë qytetarët”.

Ministri bën këtu oratorin e një retorike boshe, pasi më parë duhet të përgjigjet:

Si të mbrohen qytetarët e thjeshtë nga deputetë që qëllojnë me armë e sërish mbeten deputetë, nga deputetë që inskenojnë(sipas qëndrimit të vetë këtij ministri) farsa me vrasje të porositura nga kryetari i Kuvendit, e sërish të jenë po aq të pushtetshëm sa më parë? Si do të na mbrojë ky ministër, banesë së babait të të cilit i vunë bombë dhe çështja po shkon drejt mbylljes? Si do mbrohen qytetarët nga një kryetar bashkie që kërcënon një qytetare se “do t’i fusë portofolin në gojë”. Dhe më tej si të ruhen qytetarët nga regjime shantazhuese të OSHE-së që vë gjoba aforfe, apo nga një bashki që urdhëron shkeljen e kufijev të pronës private? Si të ruhesh nga një qeveri e përfshirë në korrupsion “në të gjitha degët e saj” siç na thonë raportet ndërkombëtare, apo nga deputetë që nxjerrin nga burgu të dënuar? Le të japë njëherë përgjigje për këto ministri që ka qejf të shtiret si i shqetësuar. Kjo nuk është kurrë Shqipëria që mund te jetohet.
PS: Një arsye që e bën relative përgjegjësinë e Berishës në këtë deklarim është fakti se ai nuk është i pari që e bën këtë gjë. Politika bën vlerësimet e veta të situatës dhe jo rrallë ka sugjeruar zgjidhje radikale, që parë nga një optikë strikt ligjore përbëjnë shkelje. Ja një shembull(që paraqet deklarime të vërteta, ndonëse është kompozuar për propagandë)

Loading...
More in Qytetari Digjital
Donald Lu, pse nuk është edhe Shkëlzen Berisha në listën e zezë?
Close