Home . Kryesore . Të hënën miratohet qeveria e re. PD gati listën për deputetë, 3 aleatë brenda në listë…!

Të hënën miratohet qeveria e re. PD gati listën për deputetë, 3 aleatë brenda në listë…!

Bisedimet për më se tetë orë midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha përgjatë dy ditëve përfunduan dje me një marrëveshje të gjerë politike. Përmes kësaj marrëveshjeje, opozita përfiton gjysmën e qeverisë dhe për votimin e saj pritet që kreu i Kuvendit, Ilir Meta të thërrasë ditën e hënë seancën e jashtëzakonshme.

PD po tregohet hermetike lidhur me emrat që do të propozojë për qeverinë teknike, të cilët sipas burimeve brenda saj, mësohet se do të jetë jashtë politikës ben te ditur Gsh.al. Propozimet do të vijnë edhe nga aleatët, të cilët i qëndruan në krah PD-së përgjatë gjithë qëndresës së gjatë në çadrën përballë Kryeministrisë.

Deri të hënën emrat e opozitës duhet të jenë gati, pasi secili prej tyre do të votohet në seancën e jashtëzakonshme për t’i hapur rrugën qeverisë së re teknike.

Aleatët

Një nga pikat e marrëveshjes mes Ramës e Bashës që partitë të hyjnë secila në zgjedhje ka shkaktuar pakënaqësi tek aleatët më të vegjël. Pika e dytë e marrëveshjes thotë: “Regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 maj 2017”. Nga kjo pikë del që nuk ka koalicione parazgjedhore dhe më të penalizuar pritet të jenë LSI dhe PDIU, pasi i kanë dorëzuar tashmë listat e kandidatëve për deputetë dhe më të favorizuar të jenë aleatët e PD-së, që mund t’i kërkojnë Bashës të përfshihen në pozicione të sigurta në listat e kandidatëve të PD për deputetë.

Në rastet kur partitë e vogla hynë në zgjedhje pa koalicion, llogariten vetëm votat e fituara me siglën e saj, çka e bën më të vështirë kalimin e pragut zgjedhor.

Referuar sistemit zgjedhor, një parti e vogël mund të marrë një deputet në një qark të madh, ku edhe numri i votuese është më i madh, ndërsa rrezikon të mos marrë mandate deputeti në qarqet më të vogla. Por, ajo që pohohet nga burimet brenda PD-së për GSH.al është se në listën e saj pritet të jenë vetëm tre aleatë, konkretisht kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kreu i PAA-së Agron Duka dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Në pikëpyetje janë aleatët e tjerë, të cilët i qëndruan pranë PD-së gjatë qëndresës 90-ditëshe në “çadrën e lirisë”.

Listat

Prej kohësh PD-ja ka gati propozimet e bazës për garën zgjedhore në Kuvendin e ri të Shqipërisë. Pavarësisht ngritjes së çadrës në Tiranë, degët e PD-së në rrethe sollën propozimet e bazës drejt qendrës në pritje të miratimit të listës përfundimtare nga kryesia e PD-së. Por, ky proces u ndërpre përkohësisht për shkak të protestës.

Ndaj brenda katër ditëve, PD-ja do të ketë gati listën me emrat e demokratëve që do të garojnë më 25 qershor, duke marrë edhe miratimin e kryesisë së partisë. Por, secili emër do të kalojë në filtrin e komisionit të posaçëm për verifikimin e figurave në kuadrin e dekriminalizimit dhe që drejtohet nga doktor Kosova. Burime brenda PD-së bëjnë me dije se Kosova do ta ketë më të lehtë këtë proces, pasi mësohet se emrat e përzgjedhur nga baza kryesisht janë të rinj dhe nuk ka preken nga dekriminalizimi.

Por, përveç shumë emrave të rinj që janë propozuar nga baza, si ish- zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi ka edhe emra të njohur të PD-së si Topalli, Bylykbashi, Boçi, Patozi, Bode etj., ndërkohë që pavarësisht se ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha është propozuar, nuk dihet nëse do të preferojë të jetë sërish deputet në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
O ba, po tani çfarë të bëj?!

Close