Home . Aktualitet . “Të kërkosh Berishën pas 27 vitesh? Ku thërret qameti!”

“Të kërkosh Berishën pas 27 vitesh? Ku thërret qameti!”

Duket se zhvillimet e fundit brenda partisë Demokratike kanë bërë që shumë nga përkrahësit të kësaj force politike të kërkojnë kthimin e ish-liderit të kësaj force politike, Sali Berisha.

Madje një ndër ta ka qenë edhe vet ish-deputetja Jozefina Topalli, e cila është shprehur se edhe në politikën në botë ka patur rikthimi. Megjithatë pas këtyre deklaratave ka reaguar deputeti socialist, Erjon Bracce, i cili është shprehur se një thirrje e tillë pas 27 vitesh është ku thërret qameti.

STATUSI I BRAÇES 

Të kritikosh, sulmosh, luftosh Lulzim Bashën është legjitime, madje e thjeshtë! Por të thërrasësh, “aman Sali Berisha kthehu e shpëto PD”, “heshtja jote Sali Berisha te bën fajtor”, “Lulzim Basha ka urdhëruar te vritet politikisht Sali Berisha”, pas 27 vitesh, është ku të thërret qameti!! Qani tani se ku i dihet, kthehet!!

Mos Humbisni:
Bashkia e Tiranës organizon kampe verore për fëmijët e familjeve në nevojë

Close