LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Nga Anri Bala

Ptu, mor maskara… nisa të pështyj veten në pasqyrë, sot në mëngjes! Ptu… pështyva dhe njëherë mbi lavaman, edhe mund të vazhdoja me orë të tëra… sa herë më kujtoheshin artikujt e shkruar për godinën e nëmur të “Teatrit plak”, që mbahej në këmbë, vetë nga fryma e artistëve dhe duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve… që dridheshin. Po po, dridheshin nga i ftohti! A keni parë ndonjëherë spektatorë buzënxirë? Me siguri nuk keni parë, se nëse do kishit… do ta shkulnit nga themelet godinën gërmadhë!

Më kujtohet, edhe pse shumë i ri në atë kohë, me miq kolegë, mundoheshim të çonim sa më shumë njerëz në atë teatër… për t’i dhënë frymëmarrje artit dhe artistëve… edhe pse për këtë, atyre ju detyrohem një ndjesë të madhe. Por nuk i bie pishmanit, a e dini pse?! Sepse në fund të çdo shfaqje, gjithsecili prej atyre, nga kënaqësia, harronte kërcitjet e parketit nënkëmbë ku mund të “thyeje qafën”, apo edhe kërcitjet e dhëmbëve nga temperaturat e ulëta, ku xhupa e pallto nuk u hoqën kurrë, apo kërcitjet e erashkave sa herë që bënte nxehtë… kërcitjet e karrigeve të amortizuara, sa dhe një ndërrim pozicioni, të bënte të ndiheshe keq.

Por sot, një pështymë vetes ja hodha, për hatër të artistëve të nëpërkëmbur të vendit tim… të të gjitha pushteteve… sidomos atij të Bashës… sepse është fyerje të shohësh media e kolegë të flasin për protesta artistësh, që mbrojnë karakatinën Teatër… por që nuk folën kurrë për teatrin e artistëve… atyre të vërtetë.

Unë s’kam parë kurrë artistë të qajnë… kurrë jashtë skenës. Artistët e vërtetë kafshonin gjuhën, prej turpit e përbuzjes, që u bëhej sa herë që dilnin në atë skenë të nëmur prej pushteteve, sidomos të atij…Bashës.

Unë s’kam dëgjuar kurrë artistë të vërtetë të dashuruar me atë godinë… por prej gjuhe dilnin vetëm fjalë idilike për atë skenë. Artisti i vërtetë shtrëngonte dhëmbët, edhe kur duhej të bërtiste, sepse pushtetet, sidomos ai i babait të Bashës por edhe i vetë Bashës, të flaknin në rrugë si zhele menjëherë.

Ama, kam dëgjuar shpesh artistë me zë të mekur, që ankoheshin më pak për kontributet mizerabël, se sa për kushtet mizerabël me të cilat duhet të përballeshin, për të dal në skenë.

Shumë vite më parë, unë dhe disa kolegë… gjatë pushtetit të Bashës, nënshkruam një marrëveshje me artistët:

1. Artistëve nuk duhet tu rrezikohet më jeta në skenë. Boll më me pankarta: “Kujdes mos shkel këtu, se mund të shkosh për lesh”. Nëse mendoni se gënjej, mund të pyesni aktorë të vërtetë dhe punonjës të skenës, sa herë janë rrezikuar dhe gjymtuar.

2. Artistëve u duhen siguruar kushtet minimale për parapërgatitjet para daljes në skenë. Jo në dhoma të errëta me mure të mykura, të rrënuara e të rrëzuara, të denja për filma horror.

3. Artistëve u duhen siguruar kushtet minimale të tualeteve dhe dusheve. Boll më me artistë, që u duhet të bëjnë ujin e hollë në shtëpi, se kanë për të dhënë shfaqje në teatër. Ka dhe aktorë që u duhet të bëjnë dushin tek një çezëm, se as dy të tilla nuk kanë.

4. Artistëve u duhen krijuar kushtet minimale të mirëmbajties së kostumografisë, që veshin në skenë. Po të shkoni në dhomën e kostumeve, është një tmerr i vërtetë.

5. Artistëve u duhen krijuar kushtet minimale të ngrohjes dhe ftohjes, në dimër apo verë… dhe nuk duhet kurrë ti pikojë çatia mbi kokë.

Të gjitha pikat e marrëveshjes janë nënshkruar me artistët gjatë pushtetit të Bashës, që do i’u a realizoi tani, …sapo të vij prapë në pushtet.

Më kujtohet intervista e fundit e aktorit të ndjerë Kadri Roshi, kur thoshte: “Dua të vdes në skenën e një teatri të vërtetë”.

Ndërsa miku i tij Bruno Shllaku, ka rrëfyer një moment humori, që bënte me të i paharruari Roshi: Kam përshtypjen, se ata që flasin për Teatrin Kombëtar, nuk kanë qenë kurrë në atë skenë, nuk kanë qenë kurrë pjesëtarë të një trupe, siç ka qenë Kadri Roshi.

I ndjeri Kadri, më thoshte: Më vjen turp të hyj në atë teatër, sepse më del miu e më shikon në sy dhe thotë “O Kadri, çdo këtu, se kjo është zonë e imja.”

Ndërsa për artistë të klounadës, që shkojnë pas klounit të pushtetit të kohës së Teatrit të mjerimit të madh dhe atij të vogël… kam një urim si gazetarë: Natën e mirë artistë! Prisni Lulin kur të vij në pushtet, kur Teatri i ri Kombëtarë, të festoi 50 vjetorin me emrin… Kadri Roshi. /Ekskluzive.al

Loading...
Mos e Humbisni
Meta i “bllokut të kuq”, vjehrri brigadier dhe shenjtorja Monika

Close