LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Të patransmetuara nga media e Beogradit: Këto janë dy “shuplaka” të Macron ndaj serbëve!

Të patransmetuara nga media e Beogradit: Këto janë dy “shuplaka” të Macron ndaj serbëve!

Mediat e Prishtinës pretendojnë se një sërë deklaratash nga ana e presidentit francez Manuel Macron gjatë vizitës së tij në Beograd, nuk janë transmetuar nga media serbe. Një prej tyre është ajo që e cilëson Kosovën si shtet të pavarur e jo krahinë të Serbisë. “Kosova është shtet i pavarur e sovran me të cilin duhet gjetur mënyrë për t`u pajtuar Serbia. Ky proces është i pakthyeshëm. Kushtetuta e Serbisë që e përshkruan Kosovën si pjesë të saj, është joreale.

Ka shtete që nuk e duan pajtimin, por ato që synojnë Evropën duhet ta bëjnë këtë”, citohet të ketë thënë Macron.

Tjetra është leksioni që u ka dhënë Macron serbëve, që në fakt ka qenë një shuplakë për nacionalizimin e tyre të sëmurë.

“Krenaria e një kombi dhe e një populli nuk qëndron në konfliktin me fqinjët. Ajo qëndron në kapacitetin për të mbrojtur atë që është bazë e këtij sovraniteti, në një patriotizëm vërtet të flaktë, por jo në një nacionalizëm vdekjeprurës.

Është gjithmonë ky dallim në të cilin bazohem shumë, sepse Evropa e tëra është përballë me fryma të tilla të këqija. Unë besoj në patriotizëm, jam evropian dhe patriot.

Patriotizmi është dashuria e vendit, dashuria e vlerave të tij, atë që do ta nderojmë pas pak. Jam ashpërsisht patriot dhe thellësisht evropian.

Por nuk jam nacionalist, sepse nacionalizmi nuk është aq lidhje me vendin e vet, vlerat e historinë e tij, por urrejtje e tjetrit dhe e fqinjëve. Nacionalisti për mua është patrioti që s’ka më projekte. Kam të tillë në vendin tim, flas nga përvoja.

Prandaj të gjithë ata që ju thonë se projekti i vërtetë është urrejtja e fqinjit, është që asnjëherë të mos pajtohemi ose mos ta gjejmë kompromisin, dëgjojini me një vesh mosbesues”, ka thënë Macron.

Loading...
More in Aktualitet, Rajoni
Drejtësia e re: KLP përzgjedh 15 kandidatët e SPAK! “Ngelin në klasë” Donika Prela e Besim Hajdarmataj

Close