LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Të rinjtë që punojnënë Call Center rrezikojnë të humbin dëgjimin

Të rinjtë që punojnënë Call Center rrezikojnë të humbin dëgjimin

Të rinjtë shqiptarë që punojnë në telefonitë celulare dhe në call center kanë dëmtime të dëgjimit. 17% e tyre kanë ulje të lehta dhe të mesme të dëgjimit, rezulton sipas një studimi të kryer përgjatë 3 viteve me 3862 të rinj të moshës 18-25 vjeç.

Suela Sallavaci, mjeke otorinolaringologe, shprehet se humbja e dëgjimit është e parikuperueshme dhe më të riskuarit janë ato të rinj që janë ekspozuar ndaj zhurmave apo punojnë në këto kompani për një kohë të gjatë.

Sipas mjekes Sallavaci të rinjtë e përfshirë në studim nuk e kishin kuptuar këtë problem. Ndërsa mundësia më e mirë për të frenuar këtë sëmundje profesionale janë kontrollet mjekësore dhe shmangia e herëpashershme e ekspozimit ndaj zhurmave.

Kompanitë Call Center kanë njohur rritje të aktivitetit të tyre vitet e fundit në Shqipëri, duke u kthyer në një sektor që punëson shumë të rinj. Në total numri i shqiptar që punojnë në këtë sektor arrin rreth 25 mijë.

Loading...
More in Shendeti, Sociale
Familjet që përjashtohen nga legalizimi do përfitojnë strehim social

Close