LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Të shkarkohet menjëherë Ilir Meta”, deputeti i opozitës del me kërkesë urgjente

“Të shkarkohet menjëherë Ilir Meta”, deputeti i opozitës del me kërkesë urgjente

Deputeti i opozitës Halit Valteri kërkon zhvillimin e një mbledhje urgjente të këtij komisioni, për të finalizuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Valteri u shpreh:

“Kërkoj urgjentisht mbledhjen e komisionit hetimor për finalizuar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Nuk ka asnjë arsye pse të zvarritet veprimtaria e komisionit. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë tallje. Komisioni duhet të çojë deri në fund detyrën që i ka caktuar Kuvendi me vendim nr. 84/2019.

Komisioni i Venecias është shprehur shumë qartë që Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat, duke deklaruat dy data për një palë zgjedhje. Komisionit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të respektojë këtë opinion dhe të shkarkojë nga detyra Presidentin Ilir Meta, i cili po ndërmerr aktet të tjera të rënda antikushtetuese, siç janë manovrat e fundit me dublimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ne duhet t’i kalojmë sa më parë vendimin e shkarkimit Kuvendit. I takon Kuvendit më pas nëse e voton apo jo vendimin e komisionit hetimor. Më pas do të vendosë Gjykata Kushtetuese për fatin e Presidentit”.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
E pabesueshme dhe tragjike: Qëllohet me thikë dhe humb jetën në mes të universitetit djali i ish-presidentit gjerman

Close